MOVIES THAT MATTER TIRANA – 10 DHJETOR DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Më datë 10 dhjetor 2015, në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Qendra Europiane me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Tiranë, organizoi shfaqjen e filmit “The Shelter”. Ky aktivitetet ishte pjesë e një nisme të kësaj ambasade, Movies that Matter Tirana, ku për të dytin vit rradhazi ky bashkëpunim sjell një film me mesazhin qëndror sensibilizimin për disa shkelje të të drejtave të njeriut.

Të pranishëm në aktivitet ishin Znj. Aida Lahi nga Ambasada Holandeze dhe Z. Ermal Hasimja, profesor në Universitetin e New Yorkut në shkencat politike, si edhe shume studentë dhe individë të intersuar për promovimin dhe respektimin e këtyre të drejtave. Në fjalën hapëse, u nënvizua se ne duhet të jemi mbrojtës dhe kontriubues në zbatimin e të drejtave të njeriut jo vetëm një ditë ose një muaj në vit, por në jetën tonë të përditshme dhe çdo aktivitet që bëjmë.

Filmi i këtij viti kishte si tematikë të drejtën e azil-kërkuesve për të lëvizur dhe për të qëndruar në një vend të ri dhe kushtetet e tyre të jetesës. Përveçse një temë mjaft sensistive për kohët e sotme, filmi në formë dokumentari ofronte një përqasje realiste të këtyre individëve që emigrojnë në kërkim të një jetese më të mirë, sfidat që përballen, kushtet e strehimit, sforcat për t’iu përshtatur shtetit të ri etj. Dokumentari u pasua nga një diskutim i drejtuar nga prof. Hasimja, ku debati u përqëndrua në proporcionalitetin e kushteve të jetesës së këtyre individëve në qendrat e strehimit, aftësive të shteteve, dhe Shqipërisë në veçanti për të strehuar valën e emigrantëve nga Siria dhe në qasjen filozofike për natyrën njerëzore dhe aspektin e saj human dhe solidar.

Kalo te paneli