2014

JAVA EUROPIANE 2014eu int

Në kuadër të “Javës Europiane 2014”, Qendra Europiane në bashkëpunim me Bankën Credins, Konrad Adenauer Stfitung, Shqipëri dhe Qendrën UET, organizuan një sërë aktivitetesh, të cilat u shtrinë në një diapazon kohor nga 6 maji deri në 13 maj. Aktivitetet u kryen në disa shkolla të mesme të Tiranës dhe më gjerë si dhe u organizuan dy konferenca, respektivisht një shkencore dhe një studentore.

6 maj 2014 – Dita e filimit Europian dhe shfaqjen e “Goodbye Lenin”, në ambientet e  Universitetit Europian të Tiranës.

7 maj 2014 – Në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” u organizuan një sërë aktivitetesh gjithëpërfshirëse, si konkurse në fushën e artit, letërsisë dhe historisë në lidhje me Bashkimin Europian.

Për nxënësit e vitit të parë u mendua të realizohej një “Konkurs Pikture” në lidhje me vizionin që fëmijët kanë për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian. Pas përgatitjes së pikturave në grup apo individualisht studentët organizuan një ekspozitë në hollin e shkollës ku paraqitën dhe prezantuan punimet e tyre.  Pikturat u vlerësuan nga një bord profesionist, ku u vlerësua jo vetëm dora, por edhe ideja që kishte trajtuar më mirë tematikën e përzgjedhur.

Për nxënësit e vitit të dytë u zhvillua “Konkurs mbi historikun e Bashkimit Europian” i ndarë në tre faza (Histori, Insititucionet e BE, Shqipëria drejt BE-së). Ndarja në grupe ishte simbolike për ti dhënë më tepër peshë dhe simbolikën e vet temës së përzgjedhur, “Grupi Robert Schumann” dhe “Grupi Jean Monnet”.

Për maturantët, u organizua “Konkursi i eseve”, ku konkurentët kishin mundësi të përgatisnin një ese me temë “Bashkimi Europian për Mua”.

6-8-9 maj 2014 – Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer prezantojnë projektin “Unë dhe Europa”, respektivisht në gjimnazet “Aleks Buda”, Tiranë, “Sejfulla Malëshova”, Këlcyrë, “Sami Frashëri”, Përmet. Qëllimi i aktiviteteve ishte prezantimi i Bashkimit Europian për maturantët e shkollave të mesme, me qëllim shpërndarjen e njohurive mbi vlerat dhe realitetet Evropiane dhe mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në Evropë.

12 maj 2014 – Konferencë shkencore me temë “Zhvillimet ligjore dhe institucionale në Shqipëri në kuadër të angazhimeve të MSA”  në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Publike.

13 maj 2014 – Konferenca studentore me temë “Ne dhe Bashkimi Europian – Çfarë vjen më pas?” në bashkëpunim me Qendrën UET.

Kalo te paneli