2015

JAVA EUROPIANE 2015eu int

Në kuadër të “Javës Europiane 2015”, Qendra Europiane në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Shqipëri implementuan projektin “Dita pas statusit kandidat – Çfarë vjen më pas?”

4 – 5 maj 2015 – Trajnim dy ditor me qëllim prezantimin e BE-së përballë të rinjve dhe pasqyrimin e dinamikave të integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Jo pa qëllim workshopi i Tiranës u zhvillua në data të cilat përputhen me Javën Europiane 2015, e cila përmbyllet me 9 majin, Ditën e Evropës. Dita e parë e trajnimit u hap me fjalën e mirëseardhjes, por edhe të këndvështrimeve  në sjelljen më afër të standarteve dhe vlerave europiane në integrimin e Shqipërisë nga përfaqësuesi i KAS, Dr. Thomas Schrapel, zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme  Znj. Odeta Barbullushi, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Znj. Majlinda Bregu dhe përfaqësuesja e Qendrës Europiane Znj. Ina Xhepa, e cila ishte njëkohësisht edhe moderatore e gjithë aktivitetit. Më tej u mbajtën referim nga e ftuara e nderit  profesorja e Universitetit “La Rochelle”  Znj. Marie-Ange Schellekens-Gaiffe. Ekspertë të ndryshëm shqiptar patën mundësi të ndajnë eksperiencat e tyre në fusha të ndryshme si reforma në administratën publike, teoritë e përfaqësimit dhe cenimi i sovranitetit, avantazhet dhe disavantazhet e euro-zonës etj. Gjatë ditës së dytë të trajnimit sollën eksperiencën në lidhje me integrimin evropian dy studentë nga Kosova dhe Maqedonia.

Zhvillimi i 2 tryezave të tjera tematike në qytetin e Vlorës dhe Shkodrës, të cilat patën si kryefjalë diskutimi pesë prioritetet, që Komisioni Evropian i ka vendosur Shqipërisë. Aktivitetet e këtij projekti përkuan dhe me “Javën Evropiane 2015”.

Këto trajnime u vlerësuan si mjaft i suksesshme nga vetë interesi i madh i studentëve në përfshirjen e diskutimeve e temave të larmishme të  zhvilluara në mënyrë interaktive, të cilat sollën në fokus inkurajimin e bashkëpunimit të të rinjve në procesin e integrimit si dhe një sërë qasjesh e perspektivash të reja si sfida për dinamikat e integrimit të Shqipërisë në BE.

Kalo te paneli