2016

JAVA EUROPIANE 2016  EU Week 2016

Në kuadër të “Javës Europiane 2016”, Qendra Europiane në përmbushje të një ndër objektivave të saj më të rëndësishëm institucional në kuadër të Programit Integrimi Europian, ka synuar gjithnjë sjelljen më afër të realiteteve europiane dhe mbështetjen profesionale të integrimit të vendit në BE. QE organizoi një sërë aktivitetesh, të cilat u shtrinë në një diapazon kohor nga 29 prilli deri në 9 maj. Aktivitetet u zhvilluan në disa shkolla 9-vjeçare në Tiranë, Pgradec, Shijak dhe në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.

29 Prill 2016 – Qendra Europiane prezanton Bashkimin Europian në shkollën “Kajo Karafili” në Pogradec.

06 Maj 2016 – Qendra Europiane zhvillon ëorkshop-in “Sfidat e integrimit europian” në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

06 Maj 2016 – Qendra Europiane prezanton Bashkimin Europian në shkollën “Muharrem Dollaku” në Shijak.

09 Maj 2016 – Qendra Europiane prezanton Bashkimin Europian në shkollën “Bajram Curri” në Tiranë.

09 Maj 2016 – Qendra Europiane organizon Ditën e Dyerve të Hapura duke ofruar informacion mbi institucionet e BE-së për të gjithë personat e interesuar.

 

 

Kalo te paneli