NJOFTIM PËR THIRRJE PËR PROPOZIME
Qendra Europiane dhe Shërbimi Ligjor Falas Tiranë janë duke zbatuar programin “Për kontributin në përmirësimin e standardeve të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë sistemit penitensiar në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian per periudhen 3 shkurt 2020– 31 gusht 2022.
Objektivi kryesor i këtij programi, pjesë e Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR/CBSS) 2018-2019 është: Promovimi i respektimit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut ndaj personave në konflikt me ligjin në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile.
Grupet e synuara të këtij programi janë: autoritetet e pushtetit qendror dhe vendor; sistemi penitensiar dhe Shërbimi i Provës; organizatat e shoqërisë civile, grupet profesioniste dhe ato me bazë komunitare të angazhuara për mbrojtjen e të drejtave themelore të personave të privuar nga liria; institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut; aktivistë dhe publiku i gjerë.
Kjo thirrje për propozime, hapur prej datës 02 – 27 nëntor 2020, bëhet në kuadër të Skemës së Mbështetjes me Grante, pjesë e Projektit në mbështetje iniciativave të të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të rolit të aktorëve të shoqërisë civile në promovimin e një sistemit penitensiar funksional, në mbrojtje të personave që iu privohet liria dhe të tjerëve në prag lirimi, në përmbushje të standardeve dhe parimeve të njohura Evropiane dhe ndërkombëtare.
Buxheti i kërkuar për çdo propozim duhet të jetë ndërmjet shumave minimale dhe maksimale si më poshtë:
Grantet e vogla: 10,000.00 – 15,000.00 Euro (deri në 4 grante);
Afati i dorëzimit të propozimeve është 27 Nëntor, 2020 ora 16:00.
Rregullat për përzgjedhjen dhe zbatimin e skemës së granteve të mesme gjenden të përshkruara në Udhëzuesin për Thirrje për Propozime, bashkëngjitur këtij njoftimi.
Një sesion informues do mbahet online në platformën Zoom në datë 6 Nëntor 2020, në orën 12.00. Ju mund te regjistroheni për të marrë pjesë në këtë takim në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSesC5_X9vq7v3n6lqlPxCw1WYcPQiENGlHf0X0R7wobsI_vqQ/viewform?usp=sf_link
Aplikimet duhet të dorëzohen në dy forma: me Email: eidhr.tlas@gmail.com dhe në zarf të mbyllur me postë të regjistruar ose me dorë në adresën e mëposhtme:
Bulevardi “Bajram Curri”, Pallatet Agimi,
Shk.18, Ap.322,
Tirana, Albania
Aplikimet e dërguara me çdo mjet tjetër (psh me faks ose vetëm me E-mail) dhe të dërguara në adresë tjetër nuk do të pranohen.
http://tlas.org.al/sq/njoftim-p%C3%ABr-thirrje-p%C3%ABr-propozime-0