“Ne mundemi! – Fuqizimi i grave në jetën sociale, politike dhe ekonomike nëpërmjet inovacionit”

Qendra Europiane, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim dhe Integrim Europian dhe me mbështetjen financiare të Fondit Kanadez për Nisma Lokale, është duke zbatuar projektin “Ne mundemi! – Fuqizimi i grave në jetën sociale, politike dhe ekonomike nëpërmjet inovacionit”.
Projekti është duke u zbatuar në 6 bashki të vendit: Shkodër, Malësi e Madhe, Lushnjë, Elbasan, Pogradec dhe Korçë.
Në këtë kuadër, gjatë kësaj jave janë zhvilluar trajnime me stafin e Bashkive, Zyrave të Punës dhe institucioneve të tjera lokale në Shkodër, Koplik dhe Lushnjë.
Në qendër të trajnimeve kanë qenë tematika si: të drejtat themelore e kushtetuese, pjesëmarrja në vendimmarrje, kuadri kombëtar dhe ndërkombëtar legjislativ dhe politik në lidhje me barazinë gjinore si dhe aksesi i grave dhe vajzave në tregun e punës.
Gjatë trajnimeve pati diskutime të frytshme mbi punën konkrete të institucioneve lokale në kuadër të fuqizimit të grave dhe vajzave të komunitetit, si dhe politika të mundshme për përmirësimin e mëtejshëm të situatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli