Permbyllja e eventeve lançuese te aplikacionit “Te Drejtat e Mia!”

Përgjatë muajit shkurt, Qendra përmbylli 3 eventet lançuese të aplikacionit “Të drejtat e mia!”, në qytetin e Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës.
Aplikacioni “Të drejtat e mia!” është dizajnuar dhe ndërtuar në kuadër të projektit “Unë mundem! – Fuqizimi i grave në jetën sociale, ekonomike dhe politike nëpërmjet internetit”, qe Qendra po zbaton në bashkëpunim me Qendra Cedi  dhe me mbështetjen financiare të qeverisë kanadeze, nëpërmjet Fondit Kanadez për Nismat Lokale.
Ai mund të shkarkohet nga smartphone-i juaj në AppStore ose Google Play dhe është i aksesueshëm në versionin online dhe offline.
Gjatë këtyre takimeve, ekspertët prezantuan iniciativën dhe shpjeguan mënyrën e funksionimit të aplikacionit për pjesëmarrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli