Ngri zërin kundër gjuhës së urrejtes

“Ngri zërin kundër gjuhës së urrejtes” është projekti që Qendra po zbaton me mbështetjen financiare të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian.
Ky projekt ka për qëllim të rrisë kapacitetet dhe njohuritë e nxënësve të ciklit të mesëm, si dhe psikologëve dhe mësuesve, mbi luftën ndaj diskriminimit, duke mbajtur në fokus bullizmin dhe gjuhën e urrejtjes në shkolla.
Projekti do të zhvillohet në qytetin e Lushnjës dhe Pogradecit, duke mbajtur në fokus zonat me komunitete vulnerabël dhe pjesë të grupeve të marxhinalizuara.
Granti po zbatohet brenda programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli