Workshop – Prezantimi i raportit të hartëzimit social në Bashkinë Vau Dejës

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grupeve vulnerabël për ti thënë JO trafikimit të qenieve njerëzore”, i cili po zbatohet me mbështetjen e GIZ / Projekti Rajonal për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Qendra Europiane ka përmbyllur procesin e hartëzimit social në Bashkinë Vau Dejës, për identifikimin e personave vulnerabël ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.
Me përfundimin e këtij procesi, Qendra zhvilloi një workshop me stafin e Bashkisë, për të paraqitur gjetjet, rezultatet dhe rekomandimet për përfshirjen e këtij raporti në programin e mbrojtjes sociale të Bashkisë Vau Dejës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli