5 MAJ – THEMELIMI I KËSHILLIT TË EUROPËS, ORGANIZATËS LIDER PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË EVROPË – 9 MAJ DITA E EUROPËS

Më 5 maj 1949 është themeluar Këshilli i Europës, dhe më pas në vitin 1964 Komiteti i Ministrave vendosi që përvjetori i themelimit të Këshillit të Europës, të festohej Ditën e Europës (9 maj). Këshilli i Europës është organizata lider për të drejtat e njeriut në kontinentin e vjetër. Në këtë organizatë janë anëtare 47 shtete, ku 28 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Europian. Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës kanë nënshkruar Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, një traktat i hartuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Këshilli i Europës mbron lirinë e shprehjes dhe mediat, lirinë e tubimit, barazinë dhe mbrojtjen e minoriteteve. Ai ka nisur fushata për çështje të tilla si: mbrojtja e fëmijëve, gjuha e urrejtjes në internet, të drejtat e romëve, pakicës më të madhe në Europë. Këshilli i Europës ndihmon shtetet anëtare të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin për të ndërmarrë reformat e nevojshme gjyqësore. Grupi i ekspertëve kushtetues të Këshillit të Europës, i njohur si Komisioni i Venecias, ofron këshilla ligjore për gjithë vendet në mbarë botën. Këshilli i Europës promovon të drejtat e njeriut përmes konventave ndërkombëtare, të tilla si: Konventa për Parandalimin dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje dhe Konventa mbi Krimin Kibernetik. Këshilli monitoron progresin e shteteve anëtare në këto fusha dhe bën rekomandime përmes ekspertëve të organeve të pavarura monitoruese. Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës kanë hequr dënimin me vdekje.

Burimi : http://www.coe.int/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli