ADMINISTRATA GJYQËSORE: DETYRAT KUNDREJT PËRMBUSHJES SË NJË ROLI PROGRESIV NË SFIDAT E REFORMËS NË DREJTËSI & QASJES ME STANDARDET E BE

Më datë 23 dhe 24 mars 2016, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, u mbajt trajnimi vazhdues dy ditor, me temë qëndrore “Etika dhe Komunikimi në seancat gjyqësore dhe sjellja me palët. Solemniteti i gjykimit dhe marrja e masave për përgatitjen e seancave gjyqësore”. Trajnimi u organizua nga Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Zyra për Shqipërinënë bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrës të administratës gjyqësore në rang kombëtar.

Trajnimi vazhdues kishte për qëllim të sillte sa më afër administratës gjyqësore modelet më të mira në rang vendi ashtu dhe praktikat më të suksesshme të Bashkimit Europian në mënyrë që ato të mund të kthehen në një realitet të prekshëm në nivel kombëtar.

Gjithashtu, nga pikpamja praktike trajtimi i një teme të tillë përmirëson njohuritë dhe për rrjedhojë çon dhe në zbatimin korrekt të rregullave të Kodit të Etikës Profesionale, e cila është mjaft e domosdoshme dhe e rëndësishme për çdo aktor të gjyqësorit, veçanërisht për administratën gjyqësore, e cila përmes punës së saj të përditshme është pasqyrim i asaj se çfarë ndodh në gjykatat tona.

Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse tëDrejtores së Programit të Trajnimit Vazhdues për Gjyqtarët Znj. Arta Mandro e cila foli për rëndësinë e këtij trajnimi, duke qenë se ishte i pari në llojin e vet, pasi kishte për target grup administratën gjyqësore. Më pas ishte Z. Walter Glos DrejtoriiFondacionit Konrad Adenauer, i cili foli për misionin e KAS në vendin tonë si dhe  rëndësinë e trajnimeve të tilla. E më tej trajnimi u moderua nga Znj. Ina Xhepa.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit u referuan këto tema nga tre ekspertet dhe njëherësh lektorë në Shkollën e Magjistraturës:

Prof. Dr. Arta Mandro referoitemën “Rritja e aksesit të publikut në sistemin e drejtësisë: Sfidat e administratës gjyqësore në kontekstin e reformës në drejtësi dhe qasjes me standardet e BE. Roli dhe përgjegjësitë e administratës gjyqësore në rritjen e besimit publik ndaj gjykatës”. Gjatë kësaj faze u sollën në vëmendje rëndësia e transparerncës, përgjegjshmërisë dhe barazisë si elementë mjaft të rëndësishëm, përmes të cilëve administrata gjyqësoremund ti përgjigjet nevojave të qytetarëve/publikut. Gjithashtu, reforma në drejtësi është një nga mënyrat që e kthen besimin e publikut tek drejtësia dhe është pikërisht administrata gjyqësore një nga aktorët që ka mundësinë tërrisë efektivitetin dhe performanën e këtij sistemi, të luftojë fenomenet negative, veçanërisht atë kundër korrupsionit, të rrisë besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor etj..

Ndërsa prezantimi lidhur me detyrimin jo vetëm moral por dhe ligjor të etikës për administratën gjyqësore, u mbajt nga Av. Ardjana Shehi/Kalo, me temë “Subjektet e administrimit gjyqësor, etika, komunikimi në seancat gjyqësore. Sjellja me palët. Modele pozitive nga BE.” Gjatë fjalës së saj Znj. Kalo shpjegoi konceptin filozofik dhe ligjor mbi etikën. Lidhur me detyrimin ligjor zbatimi i etikës është i domosdoshëm për t’u mënjanuar çdo shkelje e mundshme e të drejtave kushtetuese, shkelje qoftë dhe e nënkuptuar e parimit të paanësisë etj. Gjithashtu u parashtruan elementet dhe standardet e etikës të tilla si sjella e përshtatshme me integritet, respektimi i praktikave ligjore, besnikëria ndaj sistemit gjyqësor, paanësia, ruajtja e konfidencialitetit, shmangia e konfliktit të interesit, mosdiskriminimi, kodi i veshjes etj. Gjithashtu u sollën dhe disa kazuse praktike, për ta bërë trajnimin më interaktiv.

Faza e fundit e trajnimit u mbajt nga Prof. Dr. Vangjel Kosta, i cili kishte përgatitur temën “Solemniteti i gjykimit dhe marrja e masave për përgatitjen e seancave gjyqësore, aministrimi i kohës gjyqësore. Modele pozitive nga BE.” Prof. Kosta e nisi trajnimin e tij me një përkufizim të thjeshtë të gjykatave, të cilat mund të realizojnë funksionin dhe misionin e tyre përmes bashkëpunimit të gjithë aktorëve të këtij pushteti, dhe në veçanti personeli i ndihmës të gjykatave. Gjithashtu gjatë fjalës së tij u shpreh se solemniteti gjatë procedimeve gjyqësore, por dhe në ambientet e punës është mjaft i rëndësishëm, duke përfshirë elementë të tillë si vendi i posaçëm, veshja e duhur dhe sjellja e përshtatshme si dhe elementë tregues të solemnitetit gjyqësor. Gjithashtu, respektimi i kohës së thirrjes së palëve, zhvillimi i seancave në salla gjyqi është i një rëndësie mjaft të madhe në rritjen e besimit të publikut.

Përtej ekspertizës së sjellë nga lektorët, të pranishmitu ftuan të merrnin pjesë në mënyrë aktive gjatë sesioneveduke sjellë kështu raste nga praktika e tyre e përditshme dhe sugjerime për mundësitë e zgjidhjeve të këtyre rasteve. Në këtë trajnim pjesëmarrësit shprehën interes për organizimin e trajnimeve të tjera, pasi për shumicën prej tyre ishte hera e parë. Trajnimet duhet të konsistonin në vëshirësitë që hasen në futjen e teknologjive të reja apo përcaktimin specifik të punëve për këtë administratë (Unifikimi). Në disa gjykata kishte mungesë organike, ku kancelarit mund ti duhej të kryente dhe punën e sekretares, gjithashtu mungesë uniformash, apo dhe gjyqtarësh. Ngarkesa me gjyqe ishte tepër e lartë me një mesatare prej 25-30 gjyqe në ditë për një numër të konsiderueshëm gjykatash.

Këto sugjerime dhe rokomandime u mbajtën parasysh, duke krijuar një portë për mundësi të tjera trajnimesh në rang vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli