Artan Santo – Iliri i guximtarëve që guxonte çdo ditë

Paraditen e sotme është ndarë nga jeta një prej figurave më të rëndësishme të bankingut shqiptar z. Artan Santo, drejtor i përgjithshëm i Bankës Credins.

Qendra Europiane shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë familjarët dhe të afërmit e familjes Santo, të cilët kanë humbur njeriun e tyre të dashur. Ai ishte një mik dhe bashkëpunëtor i Qendrës Europiane, duke besuar se të gjithë bashkë mund të kontribonim në përhapjen dhe brendësimin e vlerave dhe standardeve europiane.

Humbja e z. Santo është një humbje e madhe për të gjithë miqtë dhe kolegët  e tij, si edhe elitën ekonomike të vendit.

Kush ishte z. Artan Santo?

Z. Artan Santo lindi në Tiranë më 07 shtator 1956. Në vitin 1979 u diplomua si ekonomist kontabël në Fakultetin e Ekonomisë-UT. Ndërsa, në 1987 përfundoi fakultetin juridik, të cilin e kish pasur gjithëmonë pasion. Biznesmeni 58 vjeçar ishte baba i dy fëmijëve.

Z. Santo ka patur një karrierë të gjatë në institucionet bankare në vend, ku mund të theksojmë se ka qenë për 4 vite drejtor i përgjithshëm e Bankës së Kursimeve, duke e kontribuar në ringritjen e kësaj banke pas gjëndjes së keqe financiare në të cilën e gjeti në 1997.

Ai ishte drejtor i kreditit në Institutin Financiar Credins,e më pas drejtor ekzekutiv i Bankës Credins prej themelimit të saj në vitin 2003 e në vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli