Baza Ligjore

Qendra Europiane është regjistruar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr. 1866 datë 14 Qershor 1999 në bazë të ligjit Nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe ushtron veprimtarinë e saj në bazë të ligjit nr.8788 datë 07.05.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”.

Qeverisja e Qendrës Europiane bazohet në Aktin e Themelimit dhe Statutin e Qendrës. Këto dokumente përcaktojnë mënyrën e organizimit duke specifikuar objektin e veprimtarisë së Qendrës Europiane, kohëzgjatjen e saj, burimet e financimit, selinë e organizatës,  organet drejtuese dhe funksionet e tyre.

Organet ekzekutive të Qendrës janë Bordi Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv. Bordi Drejtues zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave të Bordit të Themeluesve të Qendrës. Ndërkohë, Drejtori Ekzekutiv zgjidhet me propozim të Bordit Drejtues me shumicën e thjeshtë të votave të të gjithë anëtarëve të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli