ÇFARË DO TË THOTË RRITJA E INTOLERANCËS DHE NACIONALIZMIT PËR GJEDNJ

Më datë 29 nëntor 2018, me iniciativë të “Open Society Justice Initiative”, pranë ambjenteve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, u bë një organizim me temë “Cfarë do të thotë rritja e intolerancës dhe nacionalizmit për GJEDNJ”. Paneli së bashku me anëtarë të shoqërisë ishin pjesë e këtij organizimi ku u bë një reflektim për sa i përket cështjes së rritjes së intolerancës dhe nacionalizmit dhe ripërsëritjes së përpjekjeve të  personave kunder autoritetit dhe pavaresisë së Gjykatës së Strasburgut. Panelistët diskutuan se si Gjykata ka kontribuar ne komunitetin europian dhe se si ka ndihmuar forcimin e shtetit të së drejtës në Europë.

Fjalën në këtë diskutim e kishin :
Z.Guido Raimonid, President i GJEDNJ
Z.Robert Spano, Gjyqëtar pranë GJEDNJ
Znj. Mia Spolander, Deputete dhe përfaqësuese e përhershme e Finlandës ne Këshillin e Europës
Z.Frederik Sundberg, Drejtues i departamentit për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ
Prof.Basak Cali, Bashkëthemelues i EIN dhe pedagog i së drejtës ndërkombëtare
Z.James Goldston, Drejtor ekzekutiv i Open Society Justice Initiative

Më 30 Nëntor 2018 në Gjykatën e Strasburgut në dhomën e Seminareve RdJ u zhvillua ky aktivitet, ku në orën 8:45 u bë futja në gjykatë e të gjithë të ftuarve për këtë event. Për rreth 45 minuta u bë i mundur akomodimi i të gjithë personave të ftuar në ambjentet e sallës ku do të zhvillohej mbledhja. Më pas në orën 9:30 u mbajt një fjalim hyrës nga ana e Presidentit të Gjykatës Z.Guido Raimondi, i cili bëri një prezantim të shkurtër për sa i përket temës dhe rolit të GjEDNJ.

Më pas në orën 9:45 nisi pjesa e parë e eventit, ku personat e pranishëm drejtuan pyetje të ndryshme për sa i përket procedurës dhe praktikës të Gjykatës. Kjo pjesë u moderua nga vetë kryetari i Gjykatës, Z.Guido Raimondi. Në këtë pjesë u diskutua lidhur me një sistem të ri mbi opinionet këshilluese të gjykatës parashikuar në protokollin 16 të Konventës. U diskutua gjithashtu dhe për Grand Chamber reform dhe mbi trajtimin e informacionit të klasifikuar. Ky diskutim mes anëtarëve zgjati për rreth 1 orë e 15 minuta ku të gjithë diskutuan lidhur me këto pika , duke bërë të mundur një shkëmbim idesh dhe eksperiencash të personave prezentë. Më pas në orën 11:00 deri në orën 11:20 u bë një pushim i shkurtër ku të pranishmit pushuan dhe u bënë gati për pjesën e dytë të eventit.

Në orën 11:20 filloi pjesa e dytë e cila u moderua nga Ksenjia Turkovic, Gjyqëtare pranë GjEDNj. Gjatë këtij bashkëbisedimi u diskutua lidhur me vendimet pilote të GjEDNJ , roli që kanë ato dhe rëndësia e këtyre vendimeve në zhvillimin e procesit gjyqësor dhe rezultatet që ka dhenë dhe jep ky lloj vendimi. Rëndësia e vendimeve pilot në rastet kur kemi një numër të madh cështjesh që lidhen me shkeljen e vazhdueshme të të drejtave te njeriut. U diskutua se cila është praktika gjyqësore e Gjykatës lidhur me pranueshmërinë e deklarimeve të njëanëshme.

Pas rreth 1 ore diskutim , në orën 12:30 të gjithë të pranishmit në këtë event u drejtuan tek restoranti pranë ndertesës së të drejtave të njeriut. Dreka vazhdoi deri në orën 13:45,  për ti lënë vendin sesionit të dytë.

Sesioni i dytë filloi në orën 14:00 i moderuar nga Yonko Grozev, Gjyqëtar pranë GjEDNj. Nga ora 14:00 deri në orën 14:45 u zhvillua diskutim lidhur me praktikën e re të gjykatës në dhënien e arsyeve për vendimet e papranueshmërisë dhe rasteve të Komitetit. Gjithashtu, gjatë këtij bashkëbisedimi u diskutua dhe për qasjen e gjykatës në rastin e ezaurimit të mjeteve të brendshme gjyqësore. Më pas rreth orës 14:45 deri më 15:15 u bë preznatimi mbi fazën e pakontestueshme të procedimit. Gjatë kësaj kohe u diskutua lidhur me këtë prezantim nga ana e të pranishmëve.

Më pas nga ora 15:15 deri në orën 15:30 u diskutua për Ecomms System. U zhvillua një komunikim elektronik me aplikantët. Gjithashtu u bë dhe një prezantim lidhur me platformën e ndarjes së njohurive. Ky prezantim zgjati deri në orën 16:00.

Fill pas preznatimit të këtij projekti u bë dhe mbyllja e eventit në orën 16:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli