Demokracia dhe Qeverisja e Mirë

demPërmirësimi i demokracisë përfaqësuese dhe mirë qeverisja mund të konsiderohen si dy procese të cilat nuk kanë një vijë finishi. Forcimi dhe përmirësimi i tyre në mënyrë integrale bën të mundur mirë funksionimin e shtetit të së drejtës. Për këtë qëllim Qendra Europiane prej themelimit të saj ka pasur në vëmendje të veçantë ndër të tjera hartimin dhe zbatimin e Programit Demokracia dhe Qeverisja e Mirë. Në kuadër të këtij programi Qendra ka zbatuar një sërë projektesh të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në demokracinë dhe qeverisjen në nivel qëndror dhe vendor.

Projektet e përfshira në Demokracia dhe Qeverisja e Mirë janë:

2011- 2012 Qendra Europiane përpunoi dhe realizoi në bashkëpunim me Fondacionin ABC projektin e promovimit on-line të Libohovës, për të nxjerrë në pah përmes internetit dhe rrjeteve sociale këtë zonë jugore të Shqipërisë,  në mënyrë që ajo të jetë më pranë dashamirësve dhe turistëve të interesuar. Aktivitetet kryesore të projektit përfshinë studimin në vend, të potencialit të ofertës së prodhimeve e shërbimeve si dhe përpilimin e një baze të dhënash me ofertën e prodhimeve e shërbimeve. Ky projekt pati si qëllim dhënien e kontributit në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal.

2010 “Këshillim karreiere në shkollat e mesme”- Ky projekt u mundësua nga Banka Botërore dhe ka pasur si qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare për zgjedhjet e tyre mbi studimet e ardhshme. Projekti u ndal tek avatazhet që ofronte Shkollimi Profesional në Shqipëri. Qendra Europiane dhe Banka Botërore besojnë se tregu në rritje i punës ka nevojë për shumë profesionistë të ardhshëm duke pasur parasysh se në Shqipëri, shumica e nxënësve zgjedhin të vazhdojnë studimet universitare.

2010 – Qendra Europiane në bashkëpunim me Bankën Botërore në Shqipëri kanë rikonstruktuar Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, i cili është i vetmi I.E.V.P për gjininë femërore në nivel kombëtar. Përmes këtij projekti Qendra dhe Banka Botërore patën qëllim dhënien e kontributit në përmirësimin e kushteve materiale në këtë institucion në kuadër të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare të vuajtjes së dënimeve penale.

2008-2010Realizimi i një projekti për forcimin e kapaciteteve dhe për të lehtësuar programet e asistencës në sistemin e burgjeve me mbështetjen AECID, në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve të Shqipërisë.

2008 Realizimi i projektit financuar nga Fondacioni Soros përmes NOSA (Rrjeti i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë).  “Si të aplikojmë për fondet e BE” është një projekt tërësisht i dedikuar Komunave kryesore të Shqipërisë.  Me këtë  projekt , Qendra synon të ndihmojë këto institucione lokale për të aplikuar për fondet e BE.

2006 – 2008  Zbatimi i një projekti për të forcuar kapacitet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe mbështetur nga AECI (Nën- Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit me Evropën Lindore dhe Mesdheun). Ky projekt financuar nga BE, që kontribuojë në rritjen e nivelit të pavarësisë së këtij institucioni në drejtimin e veprimtarisë, profesionalizmit dhe koherencës.

2002 – Publikimi i një udhëzuesi të shkurtër “Udhëzues mbi Organizatat Kryesore Ndërkombëtare” të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, mbështetur nga Bashkimi Europian.

Kalo te paneli