“DITA PAS STATUSIT KANDIDAT – ÇFARË VJEN MË PAS ?” TRAJNIMI ME DEPARTAMENTIN E DREJTËSISË TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI” VLORË

Në datë 19 maj në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” në vazhdimësi të projektit “Dita pas statusit kandidat – Çfarë vjen më pas?”, u zhvillua trajnimi i tipit tryezë tematike mbi integrimin evropian të Shqipërisë, pesë prioritetet e vendosura nga BE në progres raportin e fundit dhe hapat e mëtejshëm, që duhet të kryejë Shqipëria për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Ky trajnim konsistonte në pasqyrimin e dinamikave të integrimit të Shqipërisë në BE, pas marrjes së statusit të vendit kandidat dhe në vazhdim për të qënë më afër me vlerat dhe standardet evropiane nga grupet e profesionistëve, por duke pasur gjithnjë në fokus edhe të rinjtë. Po ashtu u paraqit njw panormaw mbi zhvillimet diplomatike përmes dialogut të nivelit të lartë dhe në anën tjetër “kostot” e integrimit evropian. Pjesëmarrës ishin kryesisht profesorë e studentë të Departamentit të Drejtësisë të Universitetit “Ismail Qemali” por jo vetëm.

Në Ky trajnim u hap përmes prezantimit të broshurës të hartuar nga Qendra Europiane  me titull “Pasaporta ime evropiane”, e cila sjell në vëmendje dinamikat e procesit të integrimit në bazë të pesë prioriteteve që Shqipëria duhet të përmbushë.

Trajnimi vijoji më tej me referimin e mbajtur nga Prof. Asoc. Evis Alimehmeti, e cila trajtoi çështjen mbi “Mjetet ankimore efektive në kuadër të kërkesave të KEDNJ dhe jurisprudecës së GJEDNJ në çështjet kundër Shqipërisë – Prioriteti V”.

Trajnimi vijoi me një tjetër temë po aq interesante nga Dokt. Bisej Kapo, në formën e një diskutimi interaktiv, ku u diskuta mbi “Integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”.

Pas një sërë diskutimesh e përfundimesh të nxjerra nga pjesëmarrësit, të cilët treguan mjaft interes mbi çështjet e trajtuara dhe po kaq shprehën dëshirën dhe mundësinë e ofrimit të trajnimeve të tjera të kësaj natyre.

Ky ishte trajnimi i fundit i fazës së dytë të projektit, po aq dhe i projektit në tërësi, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Europiane dhe Fondacionit Konrad Adenauer Shqipëri. Me këtë aktivitet u përmbyll përfundimisht dhe projekti “Dita pas statusit kandidat – Çfarë vjen më pas?”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli