E DREJTA PËR PROCES TË RREGULLT: VONESAT NË PROCESIN GJYQËSOR NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE MAQEDONINË E VERIUT- Policy Paper

E drejta për një proces të rregullt ligjor është një e drejtë themelore në çdo vend demokratik dhe ka për qëllim qëllim mbrojtjen e individit nga veprimet e paligjshme të autoriteteve publike. Kjo e drejtë është një nga standartet më të rëndësishme për jetën e individëve dhe shtetin e së drejtës. Procesi i rregullt ligjor parashikon disa të drejta. Secila prej tyre përbën një aspekt të veçantë të procesit të rregullt ligjor si p.sh prezumimi i pafajësisë, e drejta që çështja të dëgjohet drejtësisht, publikisht nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, të drejtën për vendim të arsyetuar të gjykatës, informimi i i menjëhershëm dhe i kuptueshëm për natyrën dhe shkakun e akuzës së ngritur kundër palas së akuzuar, edrejta për t’u mbrojtur ose vetë, ose nëpërmjet një avokati, e drejta për përkthyes etj.Shkelja e një prej këtyre të drejtave mund të legjitimoj palën për ankim. Një ndër të drejtat e parashikuara nga procesi i rregullt ligjor është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm kohor. Jurisprudenca eKonventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) thekson përmes vendimeve të saja rëndësinë e administrimit të drejtësisë pa vonesa të cilat mund të rrezikojnë efektivitetin dhe besueshmërinë e saj. Ndonëse doktrina dokordësohet në lidhje më rëndësinë e kësaj të drejte, problemi qëndron në përcaktimin e “standarteve matëse” të afateve kohore që konsiderohen të arsyeshme. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) na vjen në ndihmë përmes jurisprudencës së saj duke për caktuar pikën e fillimit të procesit, që është momenti kur kërkuesi depoziton ankimin dhe momentin e përfundimit, që përkon me ekzekutimin e vendimit. GJENDNJ bazohet në katër element të procesit gjyqësor për të përcaktuar tejkalimin e një afati kohor, kompleksiteti i çështjes, sjellja e kërkuesit, sjellja e autoriteteve kompetente dhe të drejtat që i shkelen kërkuesit. Bazuar në këto tre element, kuptohet qartë vështirësia e analizimit, vlerësimit dhe përcaktimit të afatit të arsyeshëm kohor në proceset gjyqësore. Për këtë arsye, studimi dhe analizimi i parimit të gjykimit brenda një afati të caktuar dhe me konkretisht vonesat e proceseve gjyqësore është gjithmonë relevant.

Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e drejta për gjykimin brenda një afati të arsyeshëm ligjor gjen mbrojtje në ligjet kombëtare si dhe në ligjet ndërkombëtare të ratifikuara prej tyre. Pavarësisht këtij fakti, këto shtete vazhdojnë të kenë probleme në lidhje me respektimin e procesit të rregullt ligjor, dhe specifikisht me tej zgjatjen e proceseve gjyqësore, duke komprometuar seriozisht parimet e shtetit të së drejtës.

Ky punim do të analizojë vonesat në sistemin gjyqësor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut duke u ndalur tek arsyet që shkaktojnë këto vonesa gjatë viteve të fundit. Përpos problematikave të njohura do të ndalemi edhe tek vonesat e shkaktuara prej masave anti-Covid-19 të mara nga qeveritë respektive dhe specifikat e ndikimit të tyre në raport me vonesat në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. Gjithashtu do të propozojmë disa mjete dhe mënyra për të reduktuar vonesat në gjykim.

Vonesat në procesin gjyqësor në Shqipëri

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli