Edukimi gjinor në sistemin arsimor parauniversitar

Informacioni mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri është ende në nivele tepër të ulëta. Ndërkohë, zbatimi i këtyre parimeve në praktikë arrin në nivele edhe më të ulëta. Një fenomen tepër shqetësues mbetet ende i stampuar në realitetin e shoqërisë shqiptare: diskriminimi me bazë gjinore.

Nisur nga kjo situatë, Qendra Europiane në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe mbështetjen e UNICEF Shqipëri ka filluar në të 12 qarqet e vendit një fushatë ndërgjegjësimi, përmes rritjes së kapaciteteve të psikologëve dhe punonjësve social, që punojnë në sistemin arsimor parauniversitar të cilat janë konceptuar si Trajnime Trajnerësh, projekti, i cili mundësohet përmes UNICEF nga SDG Acceleration Fund nëpërmjet financimit të qeverisë së Holandës, dhe ka për synim rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të psikologëve dhe punonjësve socialë për të shërbyer si pika qendrore referimi për zgjidhjen e çështjeve të:
– diskriminimit gjinor në shkolla;
– bullizmit apo dhunës me bazë gjinore;
– kontribuimit në edukimin për barazinë gjinore;
– tejçimin e informacionit në të gjithë mësuesit dhe nxënësit e shkollave.

Gjithashtu, Qendra Europiane më tej do të organizojë trajnime me Qeverinë e Nxënësve dhe diskutim me Klubet e Librit dhe të Debatit, për të nxjerrë në pah njohuri të reja mbi parimet e të drejtave të njeriut, me fokus në edukimin mbi barazinë gjinore dhe luftën kundër bullizmit në shkolla. Në këtë mënyrë, nxitet mendimi kritik dhe lehtësohet tejçimi i informacionit nga nxënësit, për nxënësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli