EKIPI VIRTUS NGA UNIVERSITETI I VLORËS “ISMAIL QEMALI” U SHPALL FITUES I KONKURSIT TË 9-TË ALBANIAN MOOT COURT

Më 10 Dhjetor, Civil Rights Defenders, Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën Europiane, organizuan Konkursin e 9-të Albanian Moot Court. Ky konkurs ka mbledhur studentë të fakulteteve juridike nga i gjithë vendi, si dhe përfaqësues të gjyqësorit vendas.

Konkursi Albanian Moot Court u organizua për herë të parë në Shqipëri nga Civil Rights Defenders nw bashkwpunim me Qendrwn Europiane në vitin 2014, i frymëzuar nga modeli i Konkursit Nordik, tradita e të cilit daton që prej vitit 1984. Konkursi përfshin fazwn me shkrim dhe seanca simuluese që kanë të bëjnë me çështje aktuale të të drejtave të njeriut dhe prezantohen përpara një paneli gjyqtarësh të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Këtë vit në aktivitet morën pjesë njëmbëdhjetë ekipe studentësh të fakulteteve juridike nga Tirana, Vlora, Elbasani dhe Durrësi, të cilët garuan për titullin prestigjioz. Skuadra Virtus nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” është shpallur fituese dhe do të marrë pjesë vitin e ardhshëm në Konkursin Rajonal Moot Court, i cili pritet të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm në Podgoricë të Malit të Zi.

Tema e rastit, me të cilën ekipet kanë punuar këtë vit, ka qenë e fokusuar në mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale. Si çdo vit, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të praktikojnë aftwsitw e tyre në lidhje me jurisprudencwn e të drejtave të njeriut dhe të paraqesin një rast në një mjedis të vërtetë gjyqësor.

Ne i urojmë fat të gjithë pjesëmarrësve në karrierën e tyre të ardhshme në drejtësi dhe sigurisht, i urojmë fat ekipit Virtus nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në përgatitjen për fazën tjetër të garës vitin e ardhshëm, ku do të përfshihen edhe ekipe të tjera nga e gjithë Evropa Juglindore.

 

RRETH QENDRËS EUROPIANE

Qendra Europiane është një organizatë e pavarur, e themeluar më 14 qershor 1999, në Tiranë, Shqipëri. Misioni ynë është kontribuimi në konsolidimin e shtetit të së drejtës, përmes respektimit dhe promovimit të standardeve europiane të të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe rajon. Qendra ka hartuar dhe zbatuar katër programe kryesore në përmbushje të misionit dhe objektivave të saj, të cilët janë: Shteti i së Drejtës; Të Drejtat e Njeriut; Integrimi Evropian; si dhe Demokracia & Qeverisja e Mirë. Gjatë zbatimit të projekteve tona ne kemi në fokus gjithëpërfshirjen e shoqërisë e veçanërisht grupeve të paavantazhuara. Prej themelimit, ne jemi partnerë të institucioneve kushtetuese në vend, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Qendra është pjesë e Komisionit Ad Hoc të Shoqërisë Civile në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi, Rrjetit Europian për Ekzekutimin e Vendimeve – Strasburg dhe Koalicionit “Drejtësi për të Gjithë”. Me një përvojë prej mëse 22 vitesh, maratona e Qendrës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk ka ‘deadline’.

 

 

RRETH CIVIL RIGHTS DEFENDERS

Duke punuar për të drejtat e njeriut Civil Rights Defenders angazhohet në mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike të qytetarëve, si edhe fuqizon mbrojtësit e të drejtave të njeriut që gjenden në rrezik. Ne punojmë në disa nga rajonet më të rëndësishme të botës në partneritet me organizata lokale me qëllim arritjen e ndryshimeve të qendrueshme. Për të arritur ndryshimin ne kemi në vëmendje disa nivele të shoqërisë. Ne monitorojmë autoritetet shtetërore dhe kërkojmë llogari, drejtësi dhe dëmshpërblim kur të drejtat e njeriut janë shkelur. Ne informojmë publikun me qëllim, që ata të kenë njohuritë dhe mjetet e duhura për të kërkuar respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre themelore. Ne lobojmë dhe advokojmë me vendimarrësit, me qëllim që ata të marrin vendime të drejta mbi çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, ne fuqizojmë mbrojtësit e të drejtave të njeriut si individë dhe organizata, duke iu ofruar ekspertizë, trajnim dhe një mbështetje afatgjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli