FAKULTETI I DREJTËSISË-UNIVERSITETI I TIRANËS FITON KONKURSIN “GJYQI SIMULUES GJEDNJ- SHQIPËRI 2015”

Qendra Europiane dhe Civil Rights Defenders Shqipëri organizuan ditën e shtunë, më 17 janar 2015 pranë sallës së Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë seancën finale të konkursit kombëtar “Moot Court ECHR Albania 2015”. Skuadra finaliste të konkursit ishin Fakulteti i Drejtësisë-Universiteti i Tiranës dhe Fabulteti i Drejtësisë- Universiteti Marin Barleti.

Studentët pjesëmarrës në këtë konkurs patën mundësinë të venë në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht të atyre të drejtave, që garantohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe u njohjën më mirë të funksionimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Këto skuadra performuan në gjyqin simulues të Gjykatës Europieane për të Drejtat e Njeriut përballë një paneli gjyqtarësh tepër prestigjoz. Paneli i gjyqtarëve përbëhej nga

Z. Xhezair Zaganjori-Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë;

Z. Kristaq Traja-Ish Gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

Znj. Altina Xhoxhaj-Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Znj. Nuala Mole – Eksperte e të Drejtave të Njeriut (AIRE Centre – Londër)

Z. Sokol Sadushi- Drejtor i Shkollës së Magjistraturës

Z. Giuseppe Cataldi- Jean Monnet Chair, Ekspert i të Drejtave të Njeriut

Z. Alaudin Malaj- Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë

Pas një seance të ngjashme me seancat dëgjimore të Dhomës së Madhe të Gjykatës së Strasburgut, konkursin e fitoi skuadra përfaqësuese e Fakultetit të Drejtësisë-Universiteti i Tiranës.

Përfaqësues të kësaj skuadre ishin studentët:

Sajmira Kopani, Xhon Skënderi, Mikeljan Shkalla, Romina Hoxha dhe Megi Kurti. Lidere e kësaj skuadre ishte shefja e Departamentit të së Drejtës Publike Prof. Asoc. Dr. Evis Alimehmeti.

Skuadra finaliste do të përfaqësoj për herë të parë Shqipërinë në konkursin rajonal “Moot Court Competition” organizuar nga Civil Rights Defenders, i cili këtë vit do të zhvillohet në Budva, Mal i Zi.

Në vend të dytë të konkursit doli Fakulteti i Drejtësisë-Universiteti Marin Barleti dhe në vend të tretë në bazë të renditjes së përgjithshme doli Fakulteti Juridik-Universiteti Europian i Tiranës.

Qendra Europiane dhe Civil Rights Defenders Shqipëri synojnë të organizojnë konkursin “Moot Court ECHR Albania” në baza të përvitshme, për të kontribuar në nxitjen e të studiuesve të rinj të së drejtës për të vënë në praktikë njohuritë e tyre, duke hedhur hapat drejt karrirës së tyre të ardhshme si profesionistë në mbrojtjen e të drejtave në përgjithësi dhe të DREJTAVE TË NJERIUT në veçanti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli