Formacioni i ri i Komisionit të J. C. Juncker

Presidenti i sapo zgjedhur Jean-Claude Juncker, i ka dërguar listën e komisionerëve të emëruar, Kryeministrit Italian Matteo Renzi, i cili aktualisht mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian.

Kjo u bë e mundur përmes një serie intervistash të mbajtura përgjatë ditëve të fundit nga Presidenti i sapozgjedhur Juncker, me secilin nga kandidatët për Komisioner, si edhe propozimin për një takim, në 30 Gusht, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit për Çështjet e Jashtme me Politikat e Sigurisë.

Hapat e mëtejshëm:

Këshilli i Bashkimit Europian tani më, duhet të bjerë dakord me këtë listë, në përputhje me Nenin 17(7) të Traktatit të Funksionit të Bashkimit Europian (TFBE), e cila do të botohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian (Libri i Statutit të BE-së). Pas kësaj, presidenti i zgjedhur Juncker do të shpallë shpërndarjen e portofoleve dhe mënyrën e organizimit të punës së ardhshme të Komisionit Europian. Kjo nuk pritet  të ndodhë deri në mes të javës së ardhshme.

Në një hap tjetër, Parlamenti Europian ka për të dhënë pëlqimin e tij për të gjithë Komisionerët e Kolegjit, duke përfshirë Presidentit dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët/Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian.

Kjo do të paraprihet nga seancat e Komisionerëve të emëruar në komisionet parlamentare përkatëse, në përputhje me Rregulloren 118 të Procedurës së Rregullores së Parlamentit. Pasi Parlamenti Europian të ketë dhënë pëlqimin e tij, Këshilli i Europian emëron zyrtarisht Komisionin Europian, në përputhje me Nenin 17(7) TFBE.

Lista e propozuar për Komisionerët e emëruar për Komisionin e ardhshëm, e renditur sipas rendit alfabetik:

Vytenis ANDRIUKAITIS (Lituani)

Andrus ANSIP (Estoni)

Miguel ARIAS CAÑETE (Spanja)

Dimitris AVRAMOPOULOS (Greqi)

Elżbieta BIEŃKOËSKA (Poloni)

Alenka BRATUŠEK (Slloveni)

Corina CREŢU (Rumani)

Valdis DOMBROVSKIS (Letoni)

Kristalina GEORGIEVA (Bullgari)

Johannes HAHN (Austri)

Jonathan HILL (Mbretëria e Bashkuar)

Phil HOGAN (Irlanda)

Vĕra JOUROVÁ (Republika Çeke)

Jyrki KATAINEN (Finlandë)

Cecilia MALMSTRÖM (Suedi)

Neven MIMICA (Kroaci)

Carlos MOEDAS (Portugali)

Pierre MOSCOVICI (Francë)

Tibor NAVRACSICS (Hungari)

Günther OETTINGER (Gjermani)

Maroš ŠEFČOVIČ (Sllovaki)

Christos STYLIANIDES (Qipro)

Marianne THYSSEN (Belgjikë)

Frans TIMMERMANS (Holandë)

Karmenu VELLA (Malta)

Margrethe VESTAGER (Danimarka)

Përveç: Federica MOGHERINI (Itali), e emëruar si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë së Bashkimit nga Këshilli i Europës në marrëveshje me Presidentin e zgjedhur Juncker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli