Franca ndalon mbulimin e fytyrës me perçe
Në Francë, ndalimi i mbajtjes së perçeve për mbulimin e fytyrës në publik, nuk përbën shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut
Çështja e S.A.A v. Francë, lidhet me ankesën e një shtetaseje Franceze, praktikuese e besimit mysliman, e cila nuk u lejua të vendosë perçe për mbulimin e fytyrës në publik, pas hyrjes në fuqi të një ligji që ndalonte fshehjen e fytyrës në vendet publike. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut thekson se respektimi i kushteve të “jetesës së përbashkët” është një arsye e legjitimuar për rastin në shqyrtim.
Gjykata u shpreh se nuk ka pasur shkelje të Nenit 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare), të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, as shkelje të Nenit 9 (E drejta për respektimin e lirisë së mendimit), dhe as shkelje të Nenit 14 (Ndalimi i diskriminimit).
Lexo më tepër: http://bit.ly/1okngVg