FTESË PËR PJESMARRJE

QENDRA EUOPIANE dhe ALDA organizojnë Master Class, një trajnim i ri, i cIli ka për qëllim të stimulojë përgatitjen e projekt propozimeve cilësore në kuadër të programit “Europa për Qytetarët 2014-2020”.

Master Class është një trajnim një ditor i projektuar për të trajtuar dhe promovuar konceptin e qytetarisë aktive evropiane, përmes prezantimit në detaje të programit “Europa për Qytetarët 2014-2020”, duke përfshirë edhe informacion të detajuar mbi projektet e suksesshme, aktorët kryesorë dhe sfidat më të rëndësishme për periudhën e re të programimit 2014-2020.

Trajnimi ofron për ju:

–       Prezantim të detajuar të programit “Europa për Qytetarët 2014-2020”: karakteristikat kryesore, mundësitë dhe praktikat më të mira;

–       Informacione për përgatitjen e projekt propozimeve;

–       Shembuj dhe analiza të projekteve që kanë rezultuar të suksesshëm;

–       Informacione mbi grupet kryesore të interesit dhe rrjetet Brenda programit;

–       Risitë dhe sfidat për periudhën e re të programimit 2014-2020: se si të përgatiteni;

–       Paketë e plotë me materialet e trajnimit dhe informacione të tjera të nevojshme;

–       Ndjekje për 6 muaj për t`ju mbështetur në përgatitjen e projekt propozimit tuaj në kuadër të  programit “Europa për Qytetarët 2014-2020”.

Grupet e synuara:

Master Class i adresohet kryesisht organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të autoriteteve vendore, por edhe qytetarëve aktivë, që synojnë të angazhohen në promovimin e një qytetarie evropiane gjithëpërfshirëse.

Trajnerët:

Trajnimi do të zhvillohet nga trajnerët e organizatës ALDA, të cilët kanë një eksperiencë disa vjeçare në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve në kuadër të programit “Europa për Qytetarët”. ALDA është një prej partnerëve të Komisionit Europian në kuadër të programit “Europa për Qytetarët”.

Trajnimi do të ketë mbështetjen organizative të Qendrës Europiane, e cila është partnere e ALDA për Shqipërinë.

Trajnimi do të zhvillohet më 15 tetor 2015 në Tiranë.

Tarifa e pjesmarrjes në trajnim për OJF/individë është 300 Euro, për organet e qeverisjes vendore 400 Euro.

Për informacione të mëtejshme në lidhje me trajnimin ju lutem na kontaktoni në info@euro-centre.eu

 Kini në vëmendje se numri i pjesmarrësve në këtë trajnim është i kufizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli