Fuqizimi i grupeve vulnerabël për ti thënë JO trafikimit të qenieve njerëzore

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grupeve vulnerabël për ti thënë JO trafikimit të qenieve njerëzore”, i cili po zbatohet me mbështetjen e GIZ (PaCT), Qendra Europiane ka zhvilluar një numër aktivitetesh në Bashkinë Vau Dejës.

Këto aktivitete kanë pasur si qëllim  mbledhjen e të dhënave cilësore dhe sasiore dhe kryerjen e një hartëzimi social të popullsisë, për të identifikuar personat vulnerabël ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.

Projekti synon të asistojë Bashkinë Vau Dejës në integrimin e masave për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe përmirësimin e situatës së viktimave (potenciale) të trafikimit të qenieve njerëzore, në këtë rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli