“Fuqizimi i të rinjve në sektorin bujqësor”. 

Gjatë muajit mars, Qendra Europiane ka zhvilluar serinë e trajnimeve në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve në sektorin bujqësor”.

Ky projekt ka për qëllim të rrisë aftësitë dhe njohuritë e grup moshës 18-40 vjeç, si punëkërkues të papunë, të rinj të sapo diplomuar dhe/ose ndjekin arsim ose formim profesional, profesionistë që kërkojnë të hapin ose zhvillojnë biznesin e tyre.

Projekti është duke u zhvilluar në 5 qytete: Pogradec, Gjirokastër, Lezhë, Lushnjë dhe Shijak.

Ky është një projekt i financuar nga qeveria Gjermane, i implementuar nga GIZ në Shqiperi në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

#GIZSRD #QendraEuropaine #MBZHR #fuqizimiiterinjve #bujqesia #trajnime #internshipe #srdalbania #GIZ #Albania #Education

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli