“Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë”

“Fuqizimi i të rinjve pas pandemisë: sfidat dhe mundësitë” është projekti që po zbatojmë së bashku me Qendrën psiko-sociale Be the Change, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Projekti ka si qëllim të përgjithshëm rritjen e kapaciteteve të të rinjve për t’u përballur me ndryshimet e tregut të punës pas pandemisë Covid-19, i cili është i ndarë në 3 objektiva kryesore:

  1. Ndërgjegjësimi dhe angazhimi i të rinjve për të përballuar pasojat që ka sjellë pandemia COVID-19 në aspektin emocional dhe psikologjik të tyre.
  2. Forcimi i kapaciteteve të të rinjve për përshtatjen me ndryshimet dhe dinamikat e reja të tregut të punës post Covid-19.
  3. Nxitja e vullnetarizmit dhe aktivizimit të të rinjve nëpërmjet zhvillimit të potencialit personal.
Ku? 10 Bashki të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Vau Dejës, Përmet, Lushnjë dhe Pogradec.
Kur? Nëntor 2021 – Nëntor 2022.
Kush? Të rinj të grupmoshës 17-24 vjeç si përfitues direkt dhe shoqëria shqiptare në tërësi, që do të përfitojë në mënyrë indirekte nga iniciativa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli