Fushatë ndërgjegjësuese mbi bullizmin dhe gjuhën e urrejtjes
Përgjatë muajve qershor – nëntor, kemi zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese për qytetarët e Lushnjës dhe Pogradecit.
Qëllimi i fushatës ishte informimi i qytetarëve mbi bullizmin dhe gjuhën e urrejtjes, si forma të diskriminimit, duke synuar fuqizimin e tyre për të luftuar këto fenomene. Aktivitetet vijnë në kuadër të projektit “Ngri zërin kundër gjuhës së urrejtjes” që Qendra po zhvillon brenda programit të përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.
Thuaji JO gjuhës së urrejtjes!
Thuaji JO bullizimit!
Thuaji JO diskriminimit!