“Jurisprudenca e GJEDNJ kundër Shqipërisë” – KAS, Programi i Shetit të së Drejtës

Dhënia e kontributit në përmirësimin e standardeve të të drejtave të njeriut është motivi ynë i përditshëm! Qendra Europiane po zbaton projektin “GJEDNJ kundër Shqipërisë”, në kuadër të të cilit po organizohen trajnime me studentë të drejtësisë në disa qytete të vendit. Këto trajnime kanë në fokus standardet e të drejtave të njeriut, të vendosura nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendimet “kundër Shqipërisë”. Deri më tani janë zhvilluar 2 trajnime – një në Tiranë dhe një në Vlorë, ku janë shpërndarë edhe botime të Qendrës për jurisprudencën e GJEDNJ kundër Shqipërisë. Ky projekt po zbatohet në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer – Programi i Shtetit të së Drejtës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli