GJEDNJ VENDOS PËR NENIN 10 TË KONVENTËS

Më 16.06.2015, Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, vendosi që kërkuesi Delfi AS kundër Estonisë ishte përgjegjës për komentet fyese të lexuesve të artikujve të tij në internet. Në janar të vitit 2006, Delfi AS, një kompani lajmesh online, publikoi një artikull për impaktin e një kompanie që ofronte shërbime transporti me anije  nëpër ishujt e Estonisë. Shumë lexues të këtij lajmi dhe të portalit, filluan të bënin komente fyese dhe kërcënuese për operatorët dhe pronarin e kompanisë së transportit. Me kërkesë të avokatëve të kompanisë transportuese, Delfi AS i hoqi komentet nga website rreth 6 muaj më vonë që nga data e publikimit.

Në vitin 2008, kompania transportit fitoi çështjen në gjykatën e shkallës së parë, ku kjo e fundit vendosi se komentet ishin fyese, të hiperbolizuara dhe se Delfi AS ishte përgjegjëse për to. Si pasojë, kërkuesit iu vendos një gjobë prej 320 eurosh. Edhe Gjykata e Apelit mbajti të njëjtin qëndrim si ajo e shkallës së parë. Kurse Gjykata Supreme u shpreh se pretendimi i sjellë nga avokatët e Delfi AS sipas Direktivës së BE 2000/31/EC për Tregtinë Elektronike se Delfi ishte thjesht një shërbim i informimit publik me baze teknike dhe në parim neutrale, u hodh poshtë nga argumentat që gjykata e lartë citoi me kontrollin efektiv që kishte kompania për editimin e këtyre komenteve.

Në bazë të mbrojtjes që siguronte neni 10 i KEDNJ për lirinë e shprehjes, Delfi AS ngriti një pretendim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për shkeljen e kësaj të drejte nga gjykatat estoneze. Por Gjykata në mënyrë unanime vendosi që nuk kishte patur shkelje të nenit 10 nga gjykatat në fjalë, pasi komentet ishin në mënyrë specifike ofenduese, fyese, ato mund të shfaqeshin dhe autori i tyre të mbetej përsëri anonim, Delfi kishte përfituar nga publiciteti i krijuar nga komentet dhe mbajtja unanime e shkruasve të tyre, si edhe për faktin që gjoba ishte mjaft e papërfillshme krahasuar me madhësinë dhe rëndësinë në treg të Delfi-t. Më pas u vendos që çështja të kalonte në gjykim në Dhomën e Madhe dhe të përfshiheshin si palë të interesuara dhe palët e treta.

Së pari Gjykata vendosi që çështja ishte e një rëndësie të veçantë që pasqyronte zvillimet teknologjike krahasuar me formatin më pak të updetuar të KEDNJ. Këto formate online si Delfi, u shpreh Gjykata, u lejonin komenteve të tilla ofenduese dhe me përmajtje diskriminuese ose urrejtjeje, të mbeteshin në internet për publikun në një kohë të pacaktuar, duke shkuar deri në cënimin e nenit 8 të Konventës për mbrojtjen e të dhënave personale. GjEDNJ vendosi ta ngushtojë spektrin e natyrës së kërkimit vetëm në rrafshin e portaleve online të lajmeve, pa marrë në konsideratë forumet e tilla si blogje apo diskutimet online. Gjithashtu u shtua se kishte një ndryshim në funksionin dhe kontrollin e reagimit të lexuesve  që kishin mediat tradicionale të shkruara të informimit dhe ato online. Duke qenë se pyetja që i shtrohej Gjykatës nuk ishte nëse liria e shprehjes së komentuesve ishte shkelur, por nëse Delfi do të gjendej përgjegjës për këto komente, Gjykata cilësoi se nëpërmjet tyre, ky portal i ishte shmangur detyrës për ofrimin e informacionit neutral dhe mbrotjes së tij, duke qenë se kishte patur mundësi t’i hiqte në kohë komentet apo t’i editonte ato, meqe komentuesit vetë nuk mund ta bënin më një gjë të tillë pas postimit të tyre. GjEDNJ e pa me vend gjithashtu vendimin e Gjykatës Supreme të Estonisë, duke i cilësuar komentet të padrejta dhe me tentativa të predikimit të fjalimeve të urrjetjes dhe të nxitjes së dhunës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli