GJYSMË-FINALJA E GJYQIT SIMULUES TË GJEDNJ – SHQIPËRI III
Më 18 nëntor 2016 në ambientet e Hotel Doro City në Tiranë u organizua ceremonia për prezantimin e pjesëmarrësve në konkursin e Gjysmëfinales së “Gjyqit Simulues të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut – Shqipëri III”. Gjatë ceremonisë u mbajt një fjalim i shkurtër nga organizatorët e konkursit përfaqësuar Znj. Ina Xhepa Qendra Europiane dhe përfaqësuesja e Civil Rights Defendenders në Shqipëri Znj. Vasilika Laçi.
Pas mbajtjes së fjalimit u hodh shorti për përcaktimin e grupeve si përfaqësues të shtetit dhe përfaqësues të kërkuesit për gjashtë gjysmëfinalistët ku shorti rezultoi si më poshtë vijon:
Grupi I
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, përfaqësues të palës kërkuese;
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi” përfaqësues të shtetit.
Grupi II
Albanian University, përfaqësues të palës kërkuese;
SH.L.U.J “Universiteti Marin Barleti” përfaqësues të shtetit
Grupi III
Shkolla e Lartë Hëna e Plotë – Bedër, përfaqësues të palës kërkuese;
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” përfaqësues të shtetit.
Më datë 19 nëntor, pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë u mbajt konkursi i i gjysmëfinales, ku skuadrat pjesëmarrëse konkuruan menjëra tjetrën sipas rezultateve të shortit të hedhur. Trupi gjykues përbëhej nga tre gjyqtarë të cilët ishin:
Znj. Migena Leskoviku (Kryetare
Dorian Matilja (Anëtar)
Znj. Vjollca Meçaj (Anëtare
Sipas shortit të gjitha ekipet të përbëra nga 6 studentë dhe lideri patën mundësi të mbronin argumentet e tyre me gojë, duke argumentuar dhe mbrojtur të drejtat e pretenduara duke u bazuar në kazusin fiktiv. Gjatë seancave u vu re niveli i mirë i përgatitjes së studentëve. Gjithashtu, ndër të tjera ky aktivitet kishte për qëllim simulimin e një procedure të ngjashme me atë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, si dhe përmirësimin e aftësive praktike për të mbrojtur përpara një trupi gjykues një çështje të caktuar.
Pas performimit të të gjitha skuadrave, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendim duke u bazuar dhe në rezultatet me shkrim për tre skuadra të cilat dolën me pikë të barabarta në përballjen me fojë, duke konkluduar në caktimin e dy skuadrave finaliste të cilat do të jenë:
Fakulteti i Drejtesisë, Universiteti i Tiranës dhe
SH.L.U.J “Universiteti Marin Barleti”
Vendi dhe data për finalen e konkursit do të përcaktohen në vijim. Ndërkohë që skuadra fituese për të vit, do të përfaqësojë shqipërinë në konkursin rajonal, i cili në vitin 2017 do të mbahet në Tiranë.