GJYSËMFINALJA “GJYQI SIMULUES I GJYKATËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT – SHQIPËRI 2015”

Ditën e shtunë datë 20 dhjetor 2014, në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë u zhvillua takimi gjysëmfinal i konkursit “Gjyqi simulues GJEDNJ – Shqipëri 2015” i organizuar nga Qendra Europiane në bashkëpunim me Civil Rights Defenders.

Gjashtë universitete të drejtësisë në vend, të përzgjedhura në bazë të një rregullorje dhe kritereve të mirëpërcaktuara u “përballën” me njëri-tjetrin.

Studentët pjesëmarrës në këtë konkurs patën mundësinë të venë në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht të atyre të drejtave, që garantohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe u njohjën më mirë të funksionimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Trupi gjykues i senacave gjysëmfinale u përbë nga:

Elira Kokona- Kryetare

Elona Lipivani- Anëtare

Denar Biba- Anëtar.

Në bazë të rezultateve të kësaj faze dy universitetet që do të përballen në Finale, e cila do të mbahet në Janar 2015, në ambientet e Gjykatës së Lartë janë:

Fitues nga “Përfaqësuesit e Aplikantit” doli SH.L.U.J “UNIVERSITETI MARIN BARLETI” dhe

Fitues nga “Përfaqësuesit e Shtetit”, FAKULTETI I DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS.

Pas fazës finale, që do të zhvillohet në Janar 2015 ekipi fitues në konkursin“Gjyqi simulues GJEDNJ – Shqipëri 2015” do të ketë të drejtë të marrë pjesë në konkursin rajonal “Moot Court Competition” të organizuar nga Civil Rights Defenders, i cili për vitin 2015 do të zhvillohet në Budva, Mal i Zi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli