Hartimi i dokumenteve të qeverisjes- Koalicioni “Bashkë për fjalën e lirë”

Përgjatë muajve janar – shkurt, ekspertët e angazhuar nga Konsorciumi kanë përgatitur setin e Dokumenteve Politikë për ngritjen dhe funksionimin e Koalicionit “Bashkë për fjalën e Lirë”.

Më konkretisht, 4 ekspertët: Eksperti ligjor, Eksperti gjinor, Eksperti i komunikimit dhe Eksperti për angazhimin qytetar, kanë hartuar dokumentet qeverisëse si më poshtë:

  1. Plani Strategjik i Koalicionit Bashkë për fjalën e lirë
  2. Plani i Veprimit i Koalicionit – 2022-2023
  3. Strategjia e Komunikimit e Koalicionit_Bashke per fjalen e lire
  4. Plani i Komunikimit te Koalicionit_Bashke per fjalen e lire
  5. Rregullore e Koalicionit Bashke per fjalen e lire

Kjo nismë zhvillohet në kuadër të projektit “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”, zbatuar nga Qendra Europiane, shoqata Gruaja tek Gruaja dhe Këshilli Shqiptar i Medias me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli