“Integrimi drejt tregut të punës – Unë mundem!”

QendraEuropiane me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Programi Migracion për Zhvillim (PME) po zbaton projektin “Integrimi drejt tregut të punës – Unë mundem!”.

Në kuadër të këtij projekti, Qendra po zhvillon workshope në qytete dhe njësi administrative në të gjithë vendin, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për ti thënë JO migracionit të parregullt. Gjithashtu, nëpërmjet projektit synohet orientimi i të rinjve drejt arsimit dhe formimit profesional, për të mundësuar fuqizimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në tregun e punës.

Gjatë muajve shtator dhe tetor, qendra përmbylli një seri prej 7 workshop-esh në shkolla të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm, përkatësisht në qytetet: Fier, Koplik, Bilisht, si dhe njësitë administrative Dajç dhe Bërdicë të qytetit të Shkodrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli