Përmbyllja me sukses e projektit: “FUQIZIMI I ROLIT TË GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIMMARRJE”

Në qytetin e Vlorës dhe të Sarandës patëm takimet përfundimtare të projektit “Fuqizimi  i rolit të grave dhe të rinjve  në vendimarrje “, që Qendra Europiane zbatoi në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer. Ky projekt pati në fokus të rinjtë, veçanërisht votuesit për herë të parë.

Ky projekt konsistoi në hartimin e një broshure informuese mbi të drejtën e votës dhe përfshirjen  në procesin e vendimmarrjes, si dhe organizimin e disa workshopeve me të rinj, kryesisht votues për herë të parë. Gjatë këtyre workshopeve, të rinjtë u informuan mbi   nocionet bazë të votimit, me historikun e kësaj të drejte, kuadrin ligjor ndërkombëtar dhe vendas, zgjedhjet vendore dhe procesin e
votimit. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli