Integrimi Europian

eu intNë kuadër të qëllimit për të krijuar dhe kronsoliduar një demokraci përfaqësuese të ngjashme me modelet perëndimore, Shqipëria ka pasur qëllim që në krye të herës integrimin në Bashkimin Europian. Dëshira për të ndërmarrë këtë rrugë të gjatë dhe të mbushur me sfida është shprehur që në ditët e para të ndryshimit të sistemit komunist me togfjalëshin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”. Rruga e integrimit europian e nisur në korrik 1991, kohë në të cilën u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes BE-së dhe vendit tonë, ka kaluar në disa etapa të rëndësishme ndër të cilat mund të përmenden nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregëtisë dhe Bashkëpunimit në 1992, çelja e negociatave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) respektivisht në 1999 dhe 2006, liberalizimi i regjimit të vizave në 2010 dhe marrja e statusit të vendit kandidat në 2014. Pavarësisht arritjeve Shqipëria ka ende shumë sfida për të përmbushur ku më e afërta prej tyre është çelja e negociatave për anëtarësim në BE. Qendra Europiane  në përmbushje të një ndër objektivave të saj më të rëndësishëm institucional ka zbatuar prej vitit të parë të krijimit projekte në kuadër të Programit Integrimi Europian, i cili ka për qëllim sjelljen më afër të realiteteve europiane dhe mbështetjen profesionale të integrimit të vendit në BE.

Projektet e përfshira në Programin Integrimi Europian janë: 

2016 – Organizimi i një serie aktivitetesh në kuadër të “Javës Europiane 2016” të cilat do të kenë në fokus prezantimin e institucioneve të BE-së përballë të rinjve të grupmoshave të ndryshme, diskutimin e agjendës së zgjerimit të BE-së, sfidat e nënvizuara në Progres Raportin e 2015 të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe përfshirjen e brezit të ri në procesin e integrimit europian. Aktivitetet janë planifikuar të zhvillohen në qytetet e Shkodrës, Vlorës, Pogradecit, Durrësit dhe Tiranës.

2015 Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer Shqipëri implementuan projektin “Dita pas statusit kandidat – çfarë vjen më pas?”. Ky projekt ishte dizenjuar në dy faza, ku faza e parë konsistoi në botimin e një broshure me të gjithë informacionin relevant mbi rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Ndërkohë, faza e dytë kishte të bënte të bëjë me zhvillimin e 3 tryezave tematike në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, të cilat patën si kryefjalë diskutimi pesë prioritetet, që Komisioni Evropian i ka vendosur Shqipërisë. Aktivitetet e këtij projekti përkuan dhe me “Javën Evropiane 2015”.

2014Organizimi i një konference kombëtare studentore “Ne dhe Bashkimi Europian – Çfarë vjen më pas?” në kuadër të “Javës së BE 2014” dhe të promovimit dhe kuptimit të njohurive mbi realitetin europian dhe vlerat europiane, në bashkëpunim me  Qendrën UET dhe Bankën Credins.

2014 Organizimi i konferencës shkencore kombëtare “Zhvillimet Ligjore dhe Institucionale në kuadrin e MSA-së”. Mbajtur në kuadrin e “Javës së BE-së 2014”, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik Universiteti i Tiranës.

2013 – 2014 – “Unë dhe Europa – Liria e Lëvizjes dhe Shërbimeve”- Qëllimi i këtij projekti është  shpërndarja e informacione mbi vlerat dhe realitetet e Bashkimit Europian, veçanërisht lidhur me lirinë e lëvizjes dhe shërbimeve, si pjesë e lirive themelore të BE-së, me të rinjtë në gjimanze dhe shkolla 9 vjeçare në Shqipëri. Zbatimi i këtij projekti u bë i mundur falë bashkëpunimit me Konrad Adenauer Stiftung në Shqipëri, në 9 qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku u shpërndanë më shumë se 4000 kopje broshurash.

.

2008 Realizimi i dy projekteve financuar nga Fondacioni Soros përmes NOSA (Rrjeti i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë).  “Si të aplikojmë për fondet e BE” është një projekt tërësisht i dedikuar Komunave kryesore të Shqipërisë.  Me këtë  projekt , Qendra synon të ndihmojë këto institucione lokale për të aplikuar për fondet e BE. “Të Rinjtë dhe Be-ja” u implementua në universitet kryesore të Shqipërisë, për të nxitur interesimin e brezit të ri, veçanërisht studentëve, mbi Bashkimin Europian dhe çështjet e integrimit në BE.

2004 – 2008 Realizimi i projektit mbi “Qendrën e Dokumentacionit të Bashkimit Europian” (EUDC) mbështetur nga Delegacioni i Këshillit Europian në Tiranë për të zhvilluar njohuritë rreth bashkimit Europian në vend.

2003 – 2008 Realizimi i shkollës verore të BE (2 vjet) dhe përgatitja, printimi dhe shpërndarja e Pasaportës së Asocim Stabilizimit (broshura) të kryer në kuadër të partneritetit të NOSA (Rrjeti i Shoqërisë së hapur për Shqipërinë).

2003Trajnimi i negociatorëve shqiptarë mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe negocimin e saj, në bashkëpunim me Ministrin e Integrimit të Shtetit dhe Fondacionin Madariga ne Bruksel, me mbështetjen e SOROS dhe GTZ.

2000 – 2012   Në ngritjen dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar Përzgjedhës për të ndihmuar Kolegjin e Europës në Bryzh dhe Natolin për përzgjedhjen e kandidatëve shqiptare për të studiuar në këto Kolegje. Ky aktivitet u mbajt ne bashkëpunim me Komisionin Europian . Qendra ka një bashkëpunim të ngjashëm me Kolegjin Europian të Fondacionit të Parmës.

2000 Përkthimi dhe publikimi për herë të parë në Shqipëri i versionit të përshtatur të traktateve te BE , në bashkëpunim me Delegacionin e Komisionit Europian ne Tiranë. Botimi i dytë u publikua në vitin 2007.

Kalo te paneli