“INTEGRO VETEN DREJT TREGUT TË PUNËS” – GIZ/PME

Qendra Europiane me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Programi Migracion për Zhvillim (PME) vazhdojnë organizimin e forumeve dhe sesioneve informuese për fuqizimin e të rinjve në qytete të ndryshme të vendit. Këto forume kanë në fokus fuqizimin e të rinjve përmes këshillimit të karrierës, orientimit të tyre drejt arsimit profesional si dhe ndërgjegjësimin e tyre për t’i thënë JO migracionit të parregullt. Sesionet filluan fillimisht në 18, 19 dhe 20 shtator në qytetet e Mallakastrës dhe Libohovës me nxënësit e ciklit 9 vjecar dhe të mesëm dhe vazhduan më pas në një sër qytetesh të tjera deri në 26 shtator.

Përkatësisht më 21 shtator, përfaqësues të qendrës dhe Z. Elvin Gjevori si PhD  dhe ekspert i fushës ndanë me nxënësit e ’28 Nëntorit’ në Shkodër, eksperiencat e tyre brenda dhe jashtë vendit për tiu dhënë nxënësve të interesuar aksesin e duhur në informacion, në mënyrë që përpjekjet e tyre në të ardhmen të jenë më efikase dhe të suksesshme.

Njëkohësisht më 24 shtator, një tjetër forum u mbajt në shkollën ‘Sandër Prosi’ në Sauk, ku e ftuara e rradhës, Znj. Adea Pirdeni me një të shkuar akademike të dalluar si e diplomuar në Oksford dhe një eksperiencë të pasur në një sër institucionesh prestigjoze të huaja, prezantoi para nxënësve të kësaj shkolle celsin e suksesit për të ecur përpara dhe për të krijuar një përvojë të konsoliduar si jashtë dhe brenda vendit.

Në vazhdim, sesionet vazhduan më 25 shtator në Berat ku kësaj here, përfaqësuesëve të Qendrës iu bashkua Z. Klejdi Këllici, PhD. Ishin nxënësit e shkollës Babë Dudë Karbunara ata që përfituan nga mundësia për të marrë informacion mbi tregun e punës dhe mundësitë për punësim që ofrohen jashtë vendit, më konkretisht në Gjermani, si vendi financues dhe i projektit.

Për të përfunduar, në datat 25 dhe 26 shtator, përkatësisht në Pukë dhe Bajram Curr u mbyllën sesionet informuese me shkollat e ciklit 9 vjecar dhe të mesëm. I ftuar për të ndarë  eksperiencën dhe përvojën e tij në disa universitete të huaj ishte Dr. Idlir Peci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli