“Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”

Në kuadër të projektit “Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut” që Qendra Europiane po zbaton së bashku me KAS Rule of Law Programe South-East Europe, u zhvillua respektivisht  në datat  1 dhe 2 nëntor trajnimi 1 e ½ ditor me studentë  të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë. Trajnimi kishte në fokus Jurisprudencën e GjEDNJ kundër shtetit shqiptar, përkatësisht çështjet civile dhe ato penale si dhe standardet e GJEDNJ mbi nenin 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Të ftuar ishin z. Hartmut Rank, Drejtor i KAS Rule of Law Programe South-East Europe, znj. Nuala Mole, Avokate Senior pranë Qendrës AIRE, Britani e Madhe, znj. Arta Mandro, pedagoge pranë Shkollës së Magjistraturës dhe z. Idlir Peçi, ekspert i të drejtave të njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli