KLINIKA E LIGJIT: TRAJNIM NË TË DREJTËN PENALE PËR STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË, UNIVERSITETI I VLORËS

Sikurse ishte parashikuar në projektin “Fuqizimi i Edukimit Klinik Ligjor siguron akses në drejtësi”, më 25 Mars 2017 u mbajt trajnimi i tretë i projektit. Konkretisht, u organizua me sukses në ambjentet e këtij Universiteti, trajnimi për rritjen e kapaciteteve të studentëve në fushën e së Drejtës Penale.

Në këtë trajnim, stundentët e DDUV u trajnuan për çësthjet e së drejtës penale, si një përbërës i rëndësishëm i Klinikës së Ligjit. Gjatë aktivitetit u prezantua qasja në drejtësinë penale, disa mendime në lidhje me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të ligjit nr.7895, dt.27.01.1995 dhe Kodit të Procedurës Penale nr.7905, dt.21.03.1995. Gjithashtu u diskutuan taktikat e çështjes së personave të trafikuar, ndihma juridike e çështjeve penale. Mbi këto çështje u diskutua dhe për problematikat praktike që has legjislacioni.

Studentët e Departamentit të Drejtësisë u informuan për Klinikën e Ligjit të Universitetit të Vlorës dhe u motivuan të bashkohen vullnetarisht në gjyqin e dytë të simuluar që do të mbahet pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, më 31 Mars 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli