KLINIKA E LIGJIT: TRAJNIM NË TË DREJTËN PUBLIKE PËR STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË, UNIVERSITETI I VLORËS

Sikurse ishte parashikuar në projektin “Fuqizimi i Edukimit Klinik Ligjor siguron akses në drejtësi” , më 18 janar 2017 u mbajt trajnimi i dytë i projektit. Konkretisht, u organizua me sukses në ambjentet e këtij Universiteti, trajnimi për rritjen e kapaciteteve të studentëve në fushën e së Drejtës Publike.
Në këtë trajnim, studentët e UVDL u trajtuan për çështjet e drejtësisë administrative, si një përbërës i rëndësishëm i Klinikes së Ligjit. Gjatë aktivitetit u prezantua ankimi administrativ, disa opinione për sa i perket risive procedurale të ligjit nr. 49/2012; të ankimit administrativ, aspektet procedurale të procedimeve administrative në juridiksionin e veçantë të Gjykatave Administrative. Të gjithë studentëve të interesuar iu shpërndanë fletë-palosje dhe prezantimet e pedagogëve.
Studentët e Departamentit të Drejtësisë u informuan për Klinikën e Ligjit te Universitetit të Vlorës dhe u motivuan të marrin pjesë në gjyqin e parë të simuluar që do të mbahet pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, më 30 Janar 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli