Klinika e Ligjit – Universiteti i Vlorës

Gjatë periudhës mars-maj 2020, për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga masat e marra në kuadër të COVID-19, stafi i Klinikës së Ligjit është angazhuar me kryerjen e përmbledhjeve të udhëzimeve, urdhërave dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, sa i takon akteve të nxjerra lidhur me këtë situatë. Në këtë mënyrë, një numër i madh qytetarësh të cilët ndjekin faqen e Klinikës së Ligjit në Facebook, kanë mundur të informohen dhe sqarohen në lidhje me aktet normative të nxjerra gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu, Avokati pedagog dhe Avokatja Senior pranë kanë ofruar këshillim ligjor falas nëpërmjet platformës “Juristi Online”, e aksesueshme në adresën: https://juristionline.al/. Avokatët u janë përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me problematikat e tyre dhe kanë dhënë informacionin e kërkuar, duke përfshirë edhe këshillim ligjor për zbatimin e legjislacionit të miratuar për masat në kuadër të virusit Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli