Klinika e Ligjit – Universiteti i Vlorës

Qendra Europiane, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – OSFA, ka nisur zbatimin e projektit Klinika e Ligjit – Universiteti i Vlorës“.

Përmes këtij projekti, Klinika e Ligjit e Universitetit të Vlorës synon të ofrojë shërbime, duke përfshirë, përveç edukimit të studentëve në aspektin praktik, dhënien e ndihmës ligjore parësore dhe dytësore për personat që nuk kanë mundësi ekonomike për të kontraktuar një avokat. Kjo ndihmë juridike do të përqendrohet në veprimtarinë administrative të institucioneve vendore dhe qendrore. Gjithashtu Qendra synon inkurajimin e llogaridhënies nga ana e institucioneve publike kundrejt qytetarëve, edukimin ligjor të tyre si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e edukimit klinik ligjor.

Klinika e Ligjit të Universitetit të Vlorës ka çelur dyert në muajin korrik dhe mirëpret të gjithë qytetarët për t’i ofruar shërbimet që ajo përfshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli