KLINIKA E LIGJIT: GJYQ SIMULUES I GJYKATËS ADMINISTRATIVE

Aktiviteti i katërt, i cili u mbajt në datë 30 janar 2017, konsistoi në simulimin e një gjyqi në një proces administrativ. Studentëve ju shpërnda një kazus fiktiv (Marrëdhënie Pune – Individi para Institucionit Shtetëror), mbi të cilin ata do të ngrinin pretendimet dhe prapësimet e tyre dhe trupi gjykues do të jepte vendimin e arsyetuar mbi bazë të argumenteve të palëve.

Studentët ishin ndarë përkatësisht në përfaqësues të palës paditëse, Andi Berdellima, Sidorela Idrizaj, Sidorela Karçanaj, Shpresa Jaupaj dhe Xhensila Berdellimaor përfaqësues të palës së paditur Anxhelina Mici, Fabiola Skraparlliu, Xhoana Demoj, Olsen Isufaj, Kristaq Meçi si dhe përfaqësues së trupit gjykues Fabiola Islami, Fiorelo Bida, Skënder Xhindi dhe Madona Tafaj. Në këtë mënyrë ata patën mundësinë për të vënë në zbatim dijet e tyre teorike të fituara gjatë viteve të tyre të studimit, duke imituar një gjyq, ashtu si para një gjykate të vërtetë. Secila prej palëve kishte një kohë të caktuar për të parashtruar dhe prapësuar argumentet respektive. Pala paditëse relatoi parashtrimet e veta lidhur me pretendimet që kishte mbi çështjen, ndërkohë që pala e paditur bëri prapësimet lidhur me këto parashtrime. Në përfundim me dorëzimin e konkluzioneve përfundimtare nga secila palë, trupi gjykues u tërhoq për të arsyetuar vendimin dhe shpalljen e tij para palëve ndërgjyqëse.

Përmes këtij simulimi studentët pjesëmarrës patën mundësinë të vënë në pah aftësitë e tyre praktike dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtës administrative, dhe po ashtu të njiheshin më mirë me aspektin praktik të funksionimit të Gjykatës Administrative si një realitet ende i ri në Shqipëri. Gjithashtu, përmes këtij angazhimi të drejtpërdrejtë, ata kanë mundësi për tu ardhur në ndihmë personave që ndodhen në pamundësi ekonomike për të kontraktuar një avokat në rast se duhet t’i drejtohen gjykatës, përmes ofrimit të shërbimit ligjor falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli