KLINIKA E LIGJIT: GJYQ SIMULUES I GJYKATËS PENALE

Aktiviteti i gjashtë, i cili u mbajt në date 31 mars 2017, konsistoi në simulimin e një gjyqi në një proces penal (Për falsifikimin e monedhave të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, prodhimi dhe shitja e narkotikëve), mbi të cilin ata do të ngrinin pretendimet dhe prapësimet e tyre dhe trupi gjykues do të jepte vendimin e arsyetuar mbi bazë të argumentave të palëve.

Stundentët ishin të ndarë në tre grupe, të cilët përfaqësonin Trupin gjykues: Ardenisa Gjoni; Fjoralda Xhaferaj; Klevi Kola; Prokurorët: Fabiola Skrapalliu; Mersida Lamaj; Pëllumb Neziri; Avokatët: Anxhela Telushi; Aurela Tahiraj; Doriana Canaliaj; Kleart Kondaj; Marjus Gjata; Silvia Myslimi dhe Ndihmëse  juridike: Xhensiana Malkaj.

Në këtë mënyrë ata patën mundësinë të vënë në zbatim dijet e tyre teorike të fituara gjatë viteve të tyre të studimit, duke imituar një gjyq, ashtu si para një gjykate të vertetë. Secila prej  palëve kishte një kohë të caktuar për të parashtruar dhe prapësuar argumentat respektive. Pala paditëse relatoi parashtrimet e veta lidhur me pretendimet që kishte mbi çështjen, ndërkohë që pala e paditur bëri prapësimet lidhur me këto parashtrime. Në përfundim, me dorëzimin e konkluzioneve përfundimtare nga secila palë, trupi gjykues u tërhoq për të arsyetuar vendimin dhe shpalljen e tij para palëve ndërgjyqëse. Përmes këtij simulimi studentët pjesëmarrës patën mundësinë të vënë në pah aftësitë e tyre praktike dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e së drejtës administrative, dhe po ashtu të njiheshin më mirë me aspektin praktik të funksionimit të Gjykatës Administrative si një realitet ende i ri në Shqipëri. Gjithashtu, përmes këtij angazhimi të drejtpërdrejtë, ata kanë mundësi për tu ardhur në ndihmë personave që ndodhen në pamundësi ekonomike për të kontraktuar një avokat në rast se duhet t’i drejtohen gjykatës, përmes ofrimit të shërbimit ligjor falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli