Kodi i etikes dhe sjelljes

1. Etika e stafit të Fondacionit Qendra Europiane
Stafi i Qendrës duhet të sillet në nivelin më të lartë personal dhe profesional gjatë gjithë kohës së ushtrimit të detyrave të tyre brenda dhe jashtë ambienteve të Qendrës, për përfaqësimin në mënyrë dinjitoze të saj. Stafi i Qendrës nuk do të veprojë në një formë të tillë që të diskreditojë imazhin e organizatës apo misionin e Qendrës. Ata duhet të veprojnë në përputhje me parimet, normat dhe angazhimet e Qendrës në ushtrimin e detyrave të tyre.

2. Marrëdhëniet me Autoritetet Vendase
Stafi i QE nuk do të kërkojë apo pranojë udhëzime për kryerjen e detyrave të tyre, nga ndonjë qeveri apo autoritet i jashtëm i Bordit të Drejtorëve dhe Statutit të Qendrës.

3. Paanshmëria
Anëtarët e stafit të Qendrës duhet të shmangin çdo veprim që mund të ngrejë dyshime mbi aftësinë e tyre për të vepruar në mënyrë të paanshme. Anëtarët e stafit të Qendrës duhet të angazhohen në ndonjë aktivitet që nuk është në përputhje me ushtrimin e duhur të detyrave dhe misionit të saj, ose që mund të reflektojë negativisht në statusin, integritetin, pavarësinë dhe paanshmërinë e pozitës dhe funksionit të Qendrës.

Anëtarët e stafit të Qendrës do të sigurohen që pikëpamjet dhe bindjet e tyre personale, përfshirë këtu dhe bindjet e tyre politike dhe fetare të mos ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrave të tyre apo në interesat e Qendrës.

4. Përputhshmëria me standardet e pranuara të të drejtave të njeriut
Stafi i Qendrës do të shmangë çdo sjellje, e cila mund të jetë e dëmshme për qëllimet e Qendrës. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në përfshirjen në ndonjë aktiviteti që shkel ligjin kombëtar ose ndërkombëtar ose standardet e pranuara të të drejtave të njeriut, ose takimin me ndonjë person i cili në bindshëm mund të dyshohet për përfshirje në trafikimin e qenieve njerëzore.
Stafi i Qendrës do të japë llogari para autoriteteve kombëtare shqiptare dhe autoriteteve lokale, për çdo aktivitet të paligjshëm që nxit tregtinë kriminale ose sillet në kundërshtim me standardet e sipërpërmendura.

5. Risku i shfrytëzimit dhe abuzimit seksual
Çdo veprim që mund të konsiderohet abuzim aktual ose në tentativë i pozitës, forcës ose besimit për qëllime seksuale, duke përfshirë, por pa u kufizuar në përfitimin monetar, shoqëror ose politik nga shfrytëzimi seksual i një tjetri, do të përbëjë bazë për marrjen e masave disiplinore, që mund të çojnë deri në pushim nga puna.
Ndërhyrja fizike aktuale ose e kërcënuar, e një natyre seksuale, qoftë me forcë ose në kushte të pabarabarta ose detyruese, do të përbëjë bazë për marrjen e masave disiplinore, që mund të çojnë deri në pushim nga puna.

6. Ambienti profesional i punës
Stafi i Qendrës duhet t`i shmanget çdo veprimi që mund të jetë kundër politikave të Qendrës në ambientin profesional të punës. I gjithë personeli i Qendrës duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe me respekt, pavarësisht gjinisë, racës, fesë apo besimit, kombësisë, origjinës etnike apo sociale, moshës, orientimit seksual, statusit ushtarak apo aspekteve të tjera të statusit personal.

7. Pranimi i dhuratave, ndereve apo favoreve të tjera
Stafi i Qendrës nuk duhet të përdorin ose përpiqen të përdorin pozitën e tyre për përfitime personale dhe nuk duhet të pranojnë asnjë shpërblim apo dhuratë, të cilat shkojnë përtej mirësjelljes së thjeshtë.

8. Aktivitetet dhe interesat e jashtme
Anëtarët e stafit të Qendrës nuk duhet të jenë të lidhur në mënyrë të vazhdueshme me menaxhimin e ndonjë biznesi, dhe as nuk mund të kenë interesa financiare në ndonjë biznes, në rast se ekziston mundësia që ata do të përfitojnë interesa financiare nga bashkëpunime të tilla për arsye të pozicionit të tyre zyrtar në Qendrës.

9. Diskrecioni
Anëtarët e stafit duhet të jenë maksimalisht diskretë në lidhje me të gjitha çështjet zyrtare të aktivitetit të Qendrës. Ata nuk duhet të shpërndajnë ose publikojnë informacione të njohura prej tyre për shkak të pozitës zyrtare dhe as nuk mund të publikojnë çdo gjë mbi këtë bazë, përveç rasteve kur marrin miratimin me shkrim nga ana e Bordit të Drejtorëve ose Drejtorit Ekzekutiv. Gjithashtu, anëtarët e stafit nuk do t’ja komunikojnë këtë informacion palëve të treta, përveç rasteve kur ky informacion lidhet me kryerjen e funksioneve të tyre.

10. Mbrojtja dhe siguria
QE do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar sigurinë e stafit të saj dhe do të ndjekë nga afër të gjitha udhëzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

11. Mbrojtja e pasurisë së Qendrës
Stafi i Qendrës do të të mbrojë, menaxhojë dhe përdorë burimet dhe asetet e Qendrës në mënyrë efikase dhe do të tregojë kujdesin e nevojshëm. Gjithashtu nuk duhet që me dashje ose nga pakujdesia, të shkaktojë ndonjë shpërdorim, humbje dhe/ose dëmtim të pronës, dokumenteve dhe burimeve të Qendrës. Stafi të Qendrës mund ti kërkohet të rimbursojë Qendrën pjesërisht ose plotësisht për ndonjë humbje financiare të shkaktuar nga stafi i Qendrës, si rezultat i veprimit të tyre me paramendim ose mosveprim, neglizhencës apo dështimit e tyre për të respektuar çdo rregullore apo udhëzim administrativ.

12. Zbatimi i Kodit të Etikës
Kodi i Etikës të Qendrës Europiane duhet të zbatohet nga Bordi i Themeluesve, Bordi i Drejtorëve, Drejtori Ekzekutiv dhe gjithë anëtarët e stafit të Qendrës, në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe palët e treta. Ky Kod i bëhet me dije çdo personi në momentin e punësimit pranë Qendrës.


-- Download Kodi i etikes dhe sjelljes as PDF --


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli