“Komisioni Europian: Nuk do të ndihet mungesa e Barrosos, Juncker nuk përkrahet në masë”

Diskutimi i fundit i Jose Manuel Barroso përpara Parlamentit Europian u zhvillua pa ndonjë emocion të madh.  Mund të thuhet se dhoma ishte pothuajse e zbrazur nga lamtumirat për atë që kaloi 10 vite në krye të Komisionit Europian. Tashmë ai i lë vendin Jean Claude Juncker dhe ekipit të tij, që duhet thënë se nuk do të gjejnë një klimë të ngrohtë  në pozicionet e reja.

Parlamentarët Europianë nuk shfaqën ndonjë interes të madh për të ardhur dhe për të dëgjuar Jose Manuel Barroson në fjalimin e tij. Ashtu si edhe “Les Echos” vunë në dukje: “Trecereku i Dhomës ishte bosh, si për të treguar një kundërshtim të fortë kundrejt atij bilanci i të cilit është kritikuar mjaft.”

Jean Quatremer i “Liberalëve” është kryesisht një kritik i Portugezëve, të cilët i përshkruan si individë që bëjnë prapa akoma pa bërë ndonjë hap para.  Ndaj për të i gjithë ai diskutim ishte një “hic patetik” që nuk përmbante asnjë lloj autokritike, asnjë lloj pendese që kishin lënë “anijen në rrezik”, por  ishte thjesht një fjalim si ai tregtari që do të tregojë në fund se të gjitha llogaritë i ka në rregull.

Presidenti i vjetër i kreut të ekzekutivit europian nuk përbënte unanimitetin në kampin e tij, sidomos po të konsiderojmë periudhën në fund të mandatit. “L’Opinion” publikon një kolonë të Rachida Datj ku ajo ripohon se pervec reformave të mira të Komisionit të vjetër, europianeve u duhen më tepër komisionerë kompetentë se sa kundershtarë të Presidentit të tyre. Në të njëjtën kolonë, deputetja Europiane e PPE  na surprizon edhe një herë me qëndrimin e saj kundër kampit ku ajo ben pjesë. Ajo ripohon përpara se të bëjë fushatë për Jean-Claude Juncker, se ajo nuk do të votojë për ekipin e saj, duke u shprehur se kjo është  një detyrë apo një cmim që duhet paguar për të mos  gjetur në propozime të njëjtët kandidatë që  janë të orientuar në të njëjtat drejtime si UMP.

Minutat e fjalimeve të kandidatëve i kanë zhgenjyer “Les Echos” të cilët i përshkruajnë ato si sesione shpeshherë të mërzitshme që mbylllen me pazare jo të hijshme ndërmjet shefave politikë që sigurisht nuk kanë shtuar asnjë fjalë më tepër në fjalimet e tyre përveçse fjalët e zakonshme për lavdinë e institucioneve ku bëjnë pjesë.

Sipas “Challenges”, Komisioni Europian duhet të marrë një votë aprovuese nga Parlamenti në mënyrë, që të mos gjendet në të njëjtën situatë të pakëndshme si të martën e kaluar ku më në fund iu dha pëlqimi Violeta Bulc, e cila do të zëvendësojë  në të njëjtin pozicion patrioten e saj Alenka Bratusek, që u gjykua si jokompetente nga deputetët europianë.

Nga ana tjetër “Le Courrier des Balkans” na vë në dukje se emërimi i kandidates sllovene ka ngritur jo pa shkak disa thashetheme dhe kritika mbi faktin se ajo vetëm disa javë më parë nisi karrierën e saj politike. Shumë shaka janë bërë edhe mbi “diplomën e saj në spiritualizëm”.  E së fundmi e perditshmja katalanase “El Periodico” thotë se ekipi Juncker trashëgon një Europë lehtësisht të  korigjueshme, por gjithashtu edhe mjaft të dobët që mund të shembet kurdoherë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli