Konferenca përmbyllëse e projektit “Përballja me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar në nivel lokal “

Qendra Europiane  zhvilloi dje, datë 6 nëntor Konferencën përmbyllëse të projektit “Përballja me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar në nivel lokal”, që Qendra po zhvillon në bashkëpunim me Terre des hommes Albania dhe financim të BE.
Ekspertet e projektit paraqitën gjetjet dhe përfundimet nëpërmjet një raporti final, si dhe sfidat me të cilat jemi hasur gjatë periudhës së implementimit, për shkak të temës sensitive që projekti trajton. Të ftuar ishin dhe organizata të shoqërisë civile që kanë trajtuar tema të ngjashme të financuara gjithashtu nga  Terre des hommes Albania. Ato ndanë me ne eksperiencën e tyre dhe sfidat e hasura gjatë zbatimit të projekteve respektive. Të ftuar ishin dhe përfaqësues nga institucione shtetërore me të cilët u diskutua për politika që mund të ndiqen për të luftuar dhe në mënyrë institucionale fenomenet e radikalizmit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm. Pjesëmarrës ishin dhe të rinj, kryesisht studentë që ndanë me ne pikëpamjet e tyre për këto fenomene dhe për raste të hasura në përditshmërine e tyre. Gjithashtu e ftuar në panel ishte dhe znj. Jorida Rustemi, Këshilltare pranë Avokatit të Popullit, e cila shprehu qendrimin e këtij institucioni mbi fenomenet e radikalizmit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli