KONKURS “GJYQI SIMULUES I GJYKATËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT – SHQIPËRI 2015”

Duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm procesin e promovimit të standardeve të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, si një pjesë e pandarë e konsolidimit të shtetit të së drejtës, si dhe konsiderimit të Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut si një “shkallë e katërt” e sistemit gjyqësor dhe numrit gjithnjë e në rritje të rasteve të dërguara nga qytetarët shqiptarë në GJEDNJ, Qendra Europiane në bashkëpunim me Civil Rights Defenders Shqipëri janë duke realizuar një projekt, fokusi i të cilit është organizimi i konkurseve “Simulimi i Gjyqeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut- Shqipëri 2015” me studentët e fakulteteve shqiptare të drejtësisë.

Konkursi është projektuar të zhvillohet në tre faza, një fazë me shkrim dhe dy fazat verbale.

Faza I: Duke u nisur nga një rast fiktiv ku janë shkelur të drejtat e njeriut ekipet pjesëmarrëse në konkurs do të përgatisin argumentat me shkrim të kërkuesit dhe të mbrojtësit, mbi kazusin e dhënë.

Faza II: Korrespondon me takimin gjysëmfinal dhe fianlen e konkursit. Në gjysëmfinale do të përzgjidhen 6 ekipet më të mira, të përzgjedhura në bazë të një rregullorje dhe kritereve të mirëpërcaktuara, dërguar të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Pas kësaj ekipi më i mirë i grupit “ankuesi” do të përballet në fianle me ekipin më të mirë të grupit “mbrojtësi”. Ekipi fitues në konkursin kombëtar “Gjyqi simulues GJEDNJ – Shqipëri 2015” do të ketë të drejtë të marrë pjesë në konkursin rajonal “Moot Court Competition” të organizuar nga Civil Rights Defenders, i cili për vitin 2015 do të zhvillohet në Budva, në Mal të Zi.
Procedura e konkursit do të bazohet në procedurën e aplikuar nga Gjykata Europiane e të Drejave të Njeriut.
Në këtë konkurs do të përfshihen studentët e nivelit Bachelor dhe Master, të 9 fakulteteve të drejtësisë publike dhe private në Shqipëri të cilët janë:

  • ALBANIAN UNIVERSITY
  • FAKULTETI I DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS
  • SH.L “HËNA E PLOTË – BEDËR”
  • SH.L UNIVERSITARE JOPUBLIKE “LUARASI”
  • SH.L.U.J “ UNIVERSITETI MARIN BARLETI”
  • SH.P.A.L “PAVARSIA”, VLORË
  • UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORË
  • UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS
  • UNIVERSITETI I SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI”

Studentët pjesëmarrës në këtë konkurs do të kenë mundësinë të venë në praktikë dhe të thellojnë më tej njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht të atyre të drejtave, që garantohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe njohjen më mirë të funksionimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Kazusi-Moot_Court_2015

PJESMARRËSIT NË KONKURSIN MootCourt 2015

Rregullat_dhe_Procedurat_e_Konkursit_-_Simulim_Gjyqi_GJEDNJ__Shqipëri_2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli