Konkursi “Gjyqi Simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2017”

Në konkursin “Gjyq simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2017” morën pjesë dhjetë Fakultete të Drejtësisë, publike dhe private të cilat ishin:

  1. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
  2. Universiteti i New York, Tirana
  3. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
  4. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
  5. Universiteti i Tiranës
  6. Universiteti Europian i Tiranës
  7. Kolegji Universitar “Luarasi”
  8. Kolegji Universitar “Beder”
  9. Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
  10. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Ndërkohë në fazën gjysëm-finale kaluan skuadrat e:

  • Universiteti i Tiranës
  • Universiteti i New York, Tirana
  • Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
  • Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
  • Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
  • Kolegji Universitar Beder”

Në fazën finale kaluan skuadra e Universitetit të Vlorës dhe Universitetit Tiranës, të cilat luajtën përkatësisht rolin e ‘Kërkuesit’ dhe ‘Shtetit’.

Seanca finale e konkursit u zhvillua në ambientet e Gjykatës Kushtetuese me një trupë gjyqësore të përbërë nga:

  • Ledi Bianku – Gjyqtari përfaqësues i Shqipërisë në GJEDNJ
  • Arta Mandro – Pedagoge, Shkolla e Magjistraturës
  •  Xhezair Zaganjori – Kryetar i Gjykatës së Lartë
  • Idlir Peçi – Ekspert në të drejtat e njeriut
  • Migena Leskoviku – Pedagoge, Universiteti i Tiranës
  • Florjan Kalaja – Gjyqtar, Këshilltar i Kryetarit të Gjykatës së Lartë

Konkursin “Gjyq simulues i GJEDNJ – Shqipëri 2017” e fitoi skuadra përfaqësuese e Universitetit të Vlorës, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin rajonal “Moot Court Competition” që do të zhvillohet më 19-21 maj 2018 në Shkup, Maqedoni.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli