Konkursi në gjimnazin ‘Petro Nini’

Më 7 Maj, në koordinim me kalendarin e aktiviteteve, Qendra Europiane në bashkëpunim me Qendra UET dhe Bankën Credins, organizuan në gjimnazin ‘Petro Nini’ në Tiranë një sërë aktivitetesh gjithëpërfshirëse.

konkursi_pnl

Këto aktivitete përfshinin konkurse në fushën e artit, letërsisë dhe historisë në lidhje me Bashkimin Europian.
Për nxënësit e vitit të parë u mendua të realizohej një konkurs pikture në lidhje me vizionin që fëmijët kanë për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian. U dorëzuan disa piktura, ku prej tyre u përzgjodhën më të realizuarat nga një bord gjykues i vendosur para se konkursi të realizohej. Fituesit ishin disa. Të gjithë u vlerësuan me dhurata.
Për nxënësit e vitit të dytë u zhvillua konkursi në lidhje me historikun e Bashkimit Europian(histori, insititucione, Shqipëria drejt BE-së). Nxënësit u ndanë në dy grupe: grupi Robert Schumann dhe grupi Jean Monnet. Pasi grupet ju nënshtruan tre fazave të konkursit, ku secila fazë përmbante pyetje me tematikë të ndryshme, u shpall dhe fituesi. Grupi fitues i konkursit ishte grupi Jean Monnet. Pjestarët e tij gjithashtu morrën dhurata.
Për nxënësit maturantë, në ndihmesë të tyre për provimin e maturës, u mendua të organizohej një konkurs esesh, ku secili individ pjesëmarrës do të dërgonte esenë e tij me temë ‘Bashkimi Europian për mua’. Pasi esetë u vlerësuan fituese e konkursit qe Ana Dushi. Gjithashtu dhe Ana morri dhuratë për esenë e saj.
10330438_248218718716660_5894748021233204836_n (1)

Pas realizimit të këtyre aktiviteteve Qendra Europiane vazhdoi përmbushjen e pikave të tjera të kalendarit të aktiviteteve në kuadër të javës Europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli