“Kroacia pranon urdhërin europian të arrestit”

Komisioni Europian paralajmëroi Kroacinë në datë 26 gusht se ajo mund të përballet me veprimin e ligjit, përfshi edhe një humbje të mundshme të fondeve të BE-së, sepse disa ditë para aderimit të Zagrebit në 1 korrik, ajo ka ndryshuar ligjet e saj për të parandaluar ekstradimin e të dyshuarve të krimeve të kryera para vitit 2002, kur u ndryshuan rregullat e BE.

Qeveria u shpreh se qëllimi ishte mbrojtja e veteranëve Kroatë të viteve 1991-1995 që luftuan për pavarësi në mënyrë që ti shmangeshin persekutimit të mundshëm diku gjetkë nëpër BE. Disa shtete të tjera të BE-së kanë të njëjtin afat kohor, përfshi këtu Austrinë dhe Italinë.

Por duke u përballur me kërcënimet e masave ndëshkuese të ngritura nga shefja e drejtësisë së BE-së Viviane Reding, Kryeministri Zoran Milanović dhe Ministri i Drejtësisë Orsat Miljenić këtë javë dërgoi letra pajtuese te Reding dhe Ptresidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Në emër të qeverisë, ministri i drejtësisë theksoi se Kroacia do të marrë të gjitha masat e nevojshme të përafrojë ligjin në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian, për të cilin është rënë dakord në bisedimet e pranimit”, ka thënë Milanović në letrën e tij drejtuar Barrosos, botuar në faqen zyrtare të qeverisë, ditën e mërkurë.

“Kroacia i ka përmbushur gjithnjë detyrimet e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë”, ka thënë ai.

Një zëdhënëse për Komisionarin Reding konfirmoi në Bruksel se Zagrebin duket se e kanë mbështetur poshtë.

“Komisioni e mirëpret këtë qasje konstruktive dhe tani është në kontakt me autoritetet Kroate për të sqaruar qëllimin e tyre dhe të shikojnë se këto qëllime politike pozitive janë ndjekur me shpejtësi nga reformat legjislative”, u tha ajo gazetarëve.

Shteti i vogël i Adriatikut, i përbërë nga një numër prej 4.4 milion banorësh u bë shteti i 28-të anëtar i BE-së më 1 korrik, duke shënuar një rimëkëmbje nga vitet e luftës pas kolapsit të Jugosllavisë Socialiste të viteve 1990. 

Në fillim të kësaj jave, Komisioni akuzoi Zagrebin për shkeljen e rregullave dhe tha se zyrtarët e saj të lartë do të takoheshin javën e ardhshme për të diskutuar nëse duhen ndërmarrë veprimet ndëshkuese.

Reding ka thënë se kjo mund të sjellë disa shkurtime financiare për Kroacinë, e cila ka si qëllim të sjellë miliona euro në 7 vitet e ardhshme, që në fonde do të thotë të afrojë standardet e jetesës së Kroacisë me mesataren e BE-së.

Komisioni mund të futë një mekanizëm monitorues për të kontrolluar përpjekjet e Kroacisë në përmbushjen e rregullave të BE-së, të ngjashme me ato të prezantuara në Rumani dhe Bullgari, të cilat u bënë pjesë e BE-së në 2007, për shkak të progresit të tyre të ulët në luftën kundër korrupsionit.

Qeveritë e BE-së mund të përdorin gjithashtu mosmarrëveshjen mbi Mandat Arrestin Europian si një justifikim për të shtyrë progresin e Kroacisë në bashkimin e zonës Schengen, lëvizjen pa pasaporta, për të cilën Zagrebi theksoi se kjo do të ishte një prioritet i ardhshëm.

Partia opozitare HDZ në Kroaci, e cila qeveriste vendin në 1990 dhe midis 2004-2011, dhe ka akuzuar qeverinë e Social-Demokratëve duke harmonizuar rregullat e BE-së për mbrojtjen e ish shefit të zbulimit Josip Perković.

Perković ka punuar për shërbimin sekret komunist të Jugosllavisë, UDBA dhe shërbimet e inteligjencës udhëheqëse pasi Kroacia u bë e pavarur,  dhe tani përballet me akuza në Gjermani për vrasjen e kryer në vitin 1983 e një disidenti Jugosllav në Bavari.

Kryeministri Milanović ka mohuar që politika e qeverisë së tij të kishte ndonjë lidhje me rastin Gjerman dhe tha se Kroacia dëshironte rregulla të njëjta në zbatimin e mandatit për të gjithë anëtarët.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Kalo te paneli